Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vazhdon greva e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës

grava vazhdon 2019

Prishtinë, 20 janar 2019,

Greva e përgjithshme në tërë sistemin arsimor duke filluar nga çerdhet, institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në Universitete do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri sa institucionet e shtetit nuk përmbushin kërkesën legjitime e të drejtë të SBASHK për ngritjen e koeficienteve në Projektligjin e pagave për 30 % për të gjithë të punësuarit në arsimin e Kosovës.

SBASHK ka përcjellë me kujdes situatën në tërë Kosovën gjatë grevës dhe fton institucionet qendrore e lokale që të shtojnë angazhimet për të përmbushur kërkesën legjitime të SBASHK-ut. Po ashtu i kujtojmë ata që të heqin dorë nga idetë për të bërë presione ndaj grevistëve sepse do të përballen me ligjin e drejtësinë ngase greva jonë është legjitime dhe këtë të drejtë e mbron edhe ligji mbi grevat dhe Konventat ndërkombëtare.

Punëtorët e arsimit nuk ka mundur t'i frikësojë e t'i largojë nga misioni i tyre i shenjtë as pushtuesi serb me gjithë atë dhunë në vitet e 90-ta. Punëtorët e arsimit nuk mund t'i largojë as sot e gjithë ditën askush nga e drejta e tyre e garantuar me ligj për të shprehur kundërshtimin e tyre përmes grevës legale ndaj ligjit diskriminues e degradues të pagave.

Ne nuk po kërkojmë as me shumë e as më pak se të tjetër dhe prandaj do të qëndrojmë të palëkundur në angazhimet dhe përpjekjet tona për të realizuar kërkesën e drejtë për ngritje se paku për 30 % të koeficienteve për të punësuarit në tërë sistemin arsimor.

Të hënën,me datën 21.01.2019, në ditën e gjashtë të grevës së përgjithshme, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror Grevist do të qëndrojnë në Mitrovicë për të bashkëbiseduar me grevistët në Çerdhen Gëzimi i ynë ne ora 9 e 10 minuta për te vazhduar pastaj në ora 9 e 50 minuta në SHFMU Migjeni. Po ashtu Kryetari Jasharaj do të vizitojnë e dhe komunën e Vushtrrisë për t'u takuar me grevistët në SHFMU 2 ne ora 11 e 10 minuta dhe Çerdhen "Foleja" ne ora 11 e 40 minuta, kurse nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë komunën e Obiliqit për të bashkëbiseduar me grevistët në Çerdhes "Rrita Jone" ne ora 9 e 10 minuta për të vazhduar pastaj ne Fushë Kosovë ne SHFMU "Selman Riza" ne ora 11 .

Prishtinë, 20 janar 2019,

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook