Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Dita e tretë e grevës së përgjithshme

foto1 15.01Dita e tretë e grevës së përgjithshme

Prishtinë 16.01.2019

Edhe dita e tretë e grevës së përgjithshme të SBASHK-ut ka dëshmuar unitetin dhe këmbëngulësinë për realizimin e kërkesës legjitime e të arsyeshme për ngritje të koeficienteve për 30 % për tërë sektorin e arsimit duke filluar nga Çerdhet, Arsimi Parauniversitar dhe Universitetet.

Raportet që kanë arritur në Këshillin Qendror nga këshillat greviste nga komunat e Kosovës dhe të universitetet tregojnë se çerdhet dhe të gjitha institucionet tjera të arsimit vazhdojnë të qëndrojnë të pa luhatur në grevën e përgjithshme.

foto2 105.01Kryetari i SBASHK-ut ,z. Rrahman Jasharaj me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist dhe me përfaqësuesen e çerdheve në Këshillin Drejtues të SBASHK, znj.Flora Gashi kanë vizituar komunën e Lipjanit për t'u takuar me grevistët në Shkollën Fillore e të Mesme të Ulët "Vëllezërit Frashëri" dhe në çerdhen e kësaj qyteze. Kryetari Jasharaj bashkë me kryetarin e sindikatës komunale te arsimit parauniversitar të Lipjanit ,z Emrush Ahmeti dhe me Kryetarin e Këshillit të prindërve të Lipjanit z. Milazim Sadiku kanë bashkëbiseduar me grevistët në këto institucione arsimor, ndërsa menaxheri për financa e administratë në SBASHK, z.Ymer Ymeri njiherit edhe anëtarë i Këshillit Qendror Grevist është përgjigjur në pyetjet e grevistëve e që kishin të bënin me Projektligjin e pagave, që në versionin aktual është diskriminues e nënçmues për tërë sistemin arsimor.

Kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar edhe punëtorët e arsimit në Lipjan për unitetin e treguar dhe ka përsëritur se do të jetë zë i tyre në angazhimin për realizimin e kërkesave legjitime dhe se duke respektuar zërin e punëtorëve të arsimit dhe vendimin Këshillit Drejtues greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës legjitime të SBASHK-ut lidhur me përmirësimin e koeficienteve.

foto 315Kryetari i Këshillit të prindërve të Komunës së Lipjanit u ka thënë grevistëve se ata kanë mbështetjen e prindërve në përpjekjet për realizimin e kërkesave të drejta e legjitime.

Përfaqësuesja e çerdheve në Këshillin Drejtues të SBASHK, znj Flora Gashi u është drejtuar grevistëve duke vlerësuar lart unitetin në gjithë çerdhet dhe në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës në përpjekje për realizimin e kërkesave për përmirësimin e koeficienteve në mënyrë që të punësuarit në arsim nga çerdhet e deri edhe në Universitete të kenë vend meritor në ligjin e pagave.

SBASHK kujton Drejtoritë Arsimore dhe institucionet se është duke përcjellë nga afër situatën dhe rrjedhën e grevës dhe se presionet eventuale që do të tentohet të ushtrohen mbi grevistët, apo veprimet për të penguar aktivitetet sindikale, pra edhe grevën , janë' të sanksionuara me Ligjin mbi grevat dhe me Konventat ndërkombëtare dhe konsiderohen si shkelje e ligjit dhe prandaj SBASHK nuk do të hezitoj që rastet eventuale të presioneve t'i dërgojë në gjykata dhe personat tillë do të ndëshkohen sipas ligjit për grevat,konkretisht duke u bazuar ne nenin 25 i Ligjit per grevë Nr.03/L-200 i cili thotë:

1. Me gjobë prej pesëqind (500) deri në pesëmijë (5000) Euro do të dënohet për kundërvajtje,

punëdhënësi apo personi juridik ose personi përgjegjës i personit juridik, në qoftë se:

1.1. pengon të punësuarit për të marrë pjesë në grevë, sipas nenit 9 paragraf 1., të këtij ligji;

1.2. përdor masën e dhunës për të përfunduar grevën, sipas nenit 9 paragrafi 3., të këtij ligji;

1.3. pranon punëtorë të rinj, të cilët do t'i zëvendësonin pjesëmarrësit e grevës, sipas nenit 11

të këtij ligji; ose

1.4. vepron në kundërshtim me neni 16, paragraf 1. dhe paragrafi 2., të këtij ligji.

2. Me gjobë prej pesëqind (500) deri në njëmijë (1000) Euro, do të dënohet për kundërvajtje, sindikata

ose këshilli grevist nëse :

2.1. gjatë grevës refuzojnë të bashkëpunojnë me organin punë drejtues në organizatë, për të

siguruar ushtrimin e minimumit të procesit të punës që siguron sigurinë e njerëzve dhe pasurisë,

ose janë kusht i pazëvendësueshëm i jetës dhe punës së qytetarëve.

2.2. vepron në kundërshtim me nenin 8 të këtij ligji.

2.3. vepron në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji.

3. Me gjobë prej pesëdhjetë (50) deri në treqind (300) Euro do të dënohet për kundërvajtje, punëtori i cili

gjatë grevës:

3.1. refuzon të bashkëpunojë me organin punë drejtues në organizatë, për të siguruar ushtrimin e

minimumit të procesit të punës, që siguron sigurinë e njerëzve dhe pasurisë, ose janë kusht i

pazëvendësueshëm i jetës dhe punës së qytetarëve.

3.2. vepron në kundërshtim me nenin 8 të këtij ligji.

3.3. vepron në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji.

4. Të gjitha mjetet e grumbulluara nga gjobat e shqiptuara do të derdhen në Buxhetin e Kosovës.

Vlen të theksohet se SBASHK-ut vazhdojnë ti arrin letra mbështetëse, kësaj radhe e kemi mbështetjen e plot nga Sindikata Kombëtare e Arsimit të Shteteve të Bashkuara ( NEA) e cila ju ka drejtuar Kryeministrit Hardinaj duke i kujtuar se bashku me SBASHK-un e Kosovës janë anëtare te Edukimit Internacional i ku se bashku janë mbi 300 organizata sindikale nga me tepër se 170 shtete të botës,ku mes tjerash thuhet se "për të ofruar arsim cilësor për nxënësit, pagat e dhe kushtet për mësuarit duhet të jenë të dinjitetshme investime te cilat janë te domosdoshme." Për të shtuar se duke pasur parasysh se jeni ne diskutimet te vazhdueshme me SBASHK-un, ju inkurajoj që të siguroni paga meritore për mësuesit sepse ky është ne në shërbim të nxënësve të Kosovës. Në fund të kësaj letre NEA kërkon nga Kryeministri Haradinaj që të vazhdoj me bisedimet me SBASHK-un dhe sa me shpejte te arrin marrëveshjen.

Nea usa

 

Zyra për informim

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2018

gazeta vjetore 2019 1

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook