Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Në grevën e përgjithshme të gjitha institucionet arsimore të Kosovës

49900360 314599475831644 3561186019107667968 nNë grevën e përgjithshme të gjitha institucionet arsimore të Kosovës
Rrjedha e grevës

Prishtinë 14.01.2019
Grevës së përgjithshme, e cila filloi sot, iu janë përgjigjur të gjitha institucionet arsimore që nga çerdhet e deri në universitete. Në grevën e përgjithshme ishin edhe ato pak institucione që deri tani nuk ishin pjesë e SBASHK-ut dhe madje ato edhe u anëtarësuan në SBASHK.
50095619 388130911996166 6298674349670924288 nMe të filluar të grevës kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët vizitoi grevistët në çerdhen "Fatosat" në Prishtinë dhe duke bashkëbiseduar me grevistët i informoi për arsyen e grevës së përgjithshme dhe i përgëzoi ata për unitetin e treguar gjatë grevës së sotshme në tërë sistemin arsimor në mbrojtje të kërkesave të anëtarësisë për ngritje të koeficienteve për se paku 30 %.
49896839 553964898401109 7604107252445741056 nPas këtij takimi kryetari i SBASHK-ut i shoqëruar nga bashkëpunëtorët vizituan shkollën fillore dhe të mesme të ulët "Hasan Prishtina" në Prishtinë. Edhe këtu kryetari Jasharaj bashkëbisedoi me grevistët duke ju premtuar se do të vazhdojë të jetë zëri i të punësuarve në arsim për sa kohë është udhëheqës i SBASHK-ut.
Në të dy këto vizita ishte i pranishëm një numër i madh i medieve dhe në prani të tyre grevistët kërkuan nga kryetari Jasharaj që të mos bien pre e premtimeve boshe të institucioneve, por çdo ofertë të marrë nga institucionet, e që është nën kërkesën minimale të rritjes së koeficientit për se paku 30 % të shpallet e pa pranueshme e gjithashtu çdo ofertë e institucioneve të analizohet me kujdes në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut dhe me kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve, e këta të fundit paraprakisht të marrin mendimin e bazës. Kryetari Jasharaj u garantoi grevistëve se kjo procedurë e vendimmarrjes do të jetë e tillë.
Në bazë të raporteve që ka grumbulluar Këshilli Grevist Qendror i SBASHK-ut nga Këshillat Greviste Komunale dhe i Universiteteve, shihet se i tërë sistemi arsimor i Kosovës ishte në grevë.
Këshilli Grevist Qendror i përgëzon punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri edhe në Universitete për unitetin e treguar gjatë ditës se sotme, dhe i fton që këtë unitet ta ruajnë edhe në ditët në vijim deri në realizimin e kërkesave legjitime e të drejta të anëtarësisë.
49808827 358189138311886 567154082159001600 nPo ashtu njoftojmë se greva nesër do të mbahet në të njëjtin orar, sikur sot për të vazhduar edhe në ditët në vijim në të njëjtin orar, pra nga ora 9 e deri në orën 12.
Në ditën e nesërme Kryetari i SBASHK-ut Rrahman jasharaj me bashkëpunëtorët do të vizitojë grevistët në çerdhen "Lulevera" në orën 9 e 15 dhe shkollën fillore e të mesme të ulët "Elena Gjika" në orën 10 e 15.

Takimet
SBASHK-u sot pati dy takime duke u munduar që krahas grevës, kërkesat të realizohen edhe me bisedime, në ora 12 u takua edhe me Zv/kryeministrin z. Fatmir Limaj, në të cilin takim prezent ishte edhe Ministri i MASHT, z.Shyqiri Bytyqi. Në këtë takim SBASHK-un e kanë përfaqësuar kryetari i SBASHK z.Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga kryetarët e sindikatave të niveleve arsimore Bardh Bardhi, Rexhep Sadiku dhe Blerim Mehmeti.
Zv/kryeministri Limaj duke dëgjuar përfaqësuesit e SBASHK-ut, të cilët e informuan edhe njëherë për kërkesat e tyre dhe për rrjedhën e grevës së përgjithshme, është shprehur se mbështet kërkesat legjitime të SBASHK-ut dhe se do të ketë angazhime të përbashkëta në këtë drejtim.
Takimi i dytë i SBASHK-ut është zhvilluar me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Administratë, Qeverisje Lokale e Medie, z. Nait Hasani. Kryetari i SBASHK-ut është shoqëruar nga menaxheri për financa e administratë , z.Ymer Ymeri. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri i MASHT, z.Shyqiri Bytyqi dhe këshilltari i lartë i tij, z.Baton Dushi. Takimi ka zgjatur për dy orë, por do theksuar se edhe përkundër angazhimeve të SBASHK dhe MASHT nuk pati përafrim të qëndrimeve me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Administratë.
Përkrahjet
Gjatë grevës se ditës se sotme SBASHK-ut i arritën letra, mbështetëse por edhe telefonata nga Sindikatat e Arsimit të regjionit dhe Evropë, një e tillë është ajo e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, në të cilën letër solidarizuese thuhet se :" Sindikata e Pavarur e Arsimit te Shqipërisë (SPASH) solidarizohet me kërkesat e drejta të SBASHK-ut dhe mbështet grevën pa afat që do të fillojë në datë 14.01.2019, deri në plotësimin e kërkesave nga ana e Qeverise së Kosovës.
Ne shpresojmë në impenjimin e menjëhershëm të Qeverisë, vlerësimin me seriozitetin e duhur të kërkesave të SBASHK dhe realizimin sa më parë të tyre...."
Gjithashtu Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsim (ETUCE), sot ka ripërsëritur mbështetjen për SBASHK-un dhe iu është drejtuar me një letër kryeministrit të Republikës se Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe ministrit të MASHT-it z. Shyqeri Bytyqi në të cilën letër mes tjerash thuhet: "I nderuar Kryeministër, i nderuar ministër, Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsim (ETUCE) përfaqëson 132 Sindikata të Arsimit dhe 11 milion punonjës të arsimit në 50 shtete të Evropës. ETUCE është një partner social në arsim në nivel të BE dhe Federatë Evropiane e Sindikatave brenda ETUC, Konfederata e Sindikatave Evropiane. ETUCE është Rajoni Evropian i Arsimit Ndërkombëtar, federata globale e sindikatave të arsimit. Me këtë letër, ETUCE përsërit mbështetjen e saj të fuqishme për organizatën e saj anëtare në Kosovë, Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK). Ne mbështesim kolegët tanë në Kosovë në serinë e grevave të organizuara nga SBASHK duke filluar që nga sot, 14 janar 2019, dhe mbrojmë të drejtat e mësuesve. Së bashku me SBASHK, ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të përmbushë dhe zbatojë premtimet e saj për rritjen e koeficientit të përdorur për llogaritjen e pagave, më konkretisht për punonjësit publikë në arsim, dhe kështu të rrisin pagat e tyre së paku 30%. Gjithashtu, ne bashkohemi në kritikat dhe shqetësimet e mëdha të SBASHK-ut për faktin se ligji si i tillë jo vetëm që i vë punonjësit publikë në arsim në një pozicion të pabarabartë dhe jo të drejtë në krahasim me punonjësit e tjerë në sektorin publik, por ligji në mënyrë eksplicite i zvogëlon ato. ETUCE së bashku me SBASHK i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë përgjegjësinë e saj dhe t'i realizoj premtimet e saj duke marrë masa konkrete. Kujtojmë që Marrëveshja e Stabilizim Asocimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës deklaron se [...] "Palët do të bashkëpunojnë me qëllim të rritjes së nivelit të arsimit të përgjithshëm, arsimit dhe aftësimit profesional, si dhe politikave të të rinjve dhe punës rinore në Kosovë, që do të thotë promovimin e aftësive zhvilluese, punësimin, përfshirjen sociale dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë [...]..."etuce 14

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook