Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Ecuria e grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor të Kosovës

greva4Prishtinë, 27.12.2018: Duke e parë se edhe pas gjithë angazhimeve tona që të bëhet korrigjimi i Ligjit të pagave në mënyrë që punëtorët e tërë sistemit arsimor të Kosovës të kenë vend meritor në këtë Ligj, kjo nuk ka ndodhur ende, SBASHK filloi me veprimet sindikale këtë të enjte, me grevë njëorëshe në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës sipas këtij orari:greva1
• Në çerdhet, greva nga ora 7 deri në ora 8.
• Në arsimin parauniversitarë greva u mbajt në orët e para për të gjitha ndërrimet.
• Në Universitete, greva nga ora 8 deri në ora 9.
Këshillat greviste të formuara në shkolla dhe njësi akademike të Universiteteve të Kosovës kanë raportuar në Këshillat Greviste komunale dhe në atë të Universiteteve. Këto raporte pastaj janë përcjellë te Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut.
Raportet tregojnë se greva njëorëshe është mbajtur në 99.8 % të institucioneve arsimore duke filluar nga çerdhet , shkollat dhe njësitë akademike, gjegjësisht Universitetet.
SBASHK-u uron që këtë alarm të fundit ta kuptojnë institucionet e Kosovës dhe ta korrigjojnë ligjin e pagave për t'i dhënë kështu vend meritor në këtë ligj tërë sektorit të arsimit . Nëse kjo nuk ndodh atëherë i tërë sistemi arsimor më 14 janar 2019 do të jetë në grevë të përgjithshme.greva2

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2018

gazeta vjetore 2019 1

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook