Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Të tërhiqet Projektligji i pagave e të ndihmohet ushtria e Kosovës

Të tërhiqet Projektligji i pagave e të ndihmohet ushtria e Kosovës

Prishtinë, 19 dhjetor 2018

Formimit të Ushtrisë së shtetit tonë ju gëzuam të gjithë dhe 14 dhjetorin e konsideruam me të drejtë datë historike. Ushtrinë tonë e ndihmuan SHBA-ja dhe disa miq të tjerë të Kosovës dhe populli e institucionet i falënderuan duke ngritur flamujt e tyre në kryeqytetin e Kosovës.
Të gjithë ndjehemi krenar dhe nuk pushuan postimet e përgëzimet. Është një mundësi e mirë që këtë dashuri e respekt për Ushtrinë ta tregojmë edhe me një hap konkret dhe për këtë duhet vullneti i Presidentit, Kryeministrit, deputetëve , ministrave, institucioneve lokale e qendrore dhe gjithë atyre që marrin paga nga buxheti i Kosovës.
Mundësia është vetëm duhet vullnet dhe dëshmi se dashurinë e krenarinë për ushtrinë e kemi me zemër e jo sa për t'u shituar atdhetar. Le të tërhiqet Projektligji për pagat, i cili edhe ashtu është kritikuar shumë, jo vetëm nga SBASHK-u, por edhe nga sindikata të tjera me paralajmërimet se po nuk u korrigjua do të ketë veprime sindikale duke mos përjashtuar greva në kohë të pacaktuar. Është thënë nga përgjegjësit shtetëror se për impelemtimin e këtij Ligji duhen ndarë , krahas buxhetit të parashikuar për paga, edhe dhjetëra milionë euro. Këta dhjetëra milionë euro shtesë që duhen për Ligjin e pagave le të dedikohen për Ushtrinë e Kosovës për të blerë një pjesë të mjeteve të domosdoshme. Kështu djelmoshat e vashat në uniforma të ushtrisë sonë do të ndjeheshin krenar me këtë përkrahje e po ashtu edhe miqtë do të vlerësonin shumë ketë gjest dhe do të thoshin se ja populli i Kosovës nuk po pret vetëm nga të tjerët, po edhe vetë e brenda mundësive po ndihmon ushtrinë e shtetit të tyre.
Projektligji i pagave i kthyer në kabinetin e ministrit Jagcilar në pjesën e parë të vitit 2019 do të korrigjohej duke dëgjuar zërin e arsyes së palëve të interesuara do të behej Ligj që vërtetë do të bënte nivelizim pagash e jo siç është ky versioni aktual që për dikë është nënë e për dikë njerkë.
Të sakrifikohemi për një vit të gjithë (mos te kemi ngritje pagash) që nga Presidenti e deri të njeriu i fundit që merr pagë nga buxheti i Kosovës në shërbim e në përkrahje konkrete të Ushtrisë së Kosovës.

 

Butoni posht