Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt takimi i rregullt i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut

U mbajt takimi i rregullt i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut
U debatua për gjendjen aktuale ne arsim dhe u miratua Buxheti për vitin 2019                

48398033 2061223240604375 4254036334978531328 n 1                                                                                                                                                                Prishtinë, 14.12.2018

Në orët e pasditës së  premtë është mbajtur në Sallën e takimeve të Qendrës së studentëve takimi i rregullt i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut. Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur të pranishmit duke i falënderuar për pjesëmarrje e pastaj u ka uruar ditën e madhe të krijimit të ushtrisë së Kosovës. Pas kësaj kryetari Jasharaj ka përsëritur rendin e punës , i cili është aprovuar nga anëtarët e Këshillit Drejtues.

48411482 750536438647625 5379001571038199808 n 1
Duke rikujtuar të pranishmit për aktivitetet e SBASHK-ut gjatë vitit 2018, kryetari Jasharaj ka theksuar se dy ishin çështjet madhore me të cilat SBASHK-u ishte i preokupuar dhe për të cilat ka zhvilluar aktivitete të shumta dhe madje edhe ka organizuar veprime sindikale. Ai kujtoi takimet me Kryeministrin Haradinaj e me Ministrin Jagcilar e Bytyqi dhe me shumë deputetë e Komisione Parlamentare gjithnjë në përpjekje që të gjenden mundësi për të rregulluar përfundimisht çështjen e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe për të korrigjuar Projektligjin për pagat, i cili në versionin aktual konsiderohet i papranueshëm për të punësuarit në sektorin e arsimit. Kryetari Jasharaj u shpreh i bindur se Projektligji për vitet e 90-ta pas një rrugëtimi të gjatë më në fund po arrin drejt cakut dhe se shpejt do të dërgohet në Parlament për leximin e dytë nga Komisioni parlamentar për Arsim, ashtu edhe siç u veprua nga ky Komision këtë të hënë.
Kryetari Jasharaj tha se janë bërë shumë angazhime edhe për ta korrigjuar Projektligjin e pagave dhe se pas takimit me Kryeministrin Haradinaj dhe takimit me Ministrin Bytyqi shpreson se në paraqitje të përbashkëta në shërbim të korrigjimit të këtij projektligji kjo edhe do të bëhet në Komisionin parlamentar për Administratë se në të kundërtën SBASHK-u do të respektojë zërin e anëtarësisë dhe do të reagojë me veprime konkrete sindikale.

48384347 1367959260010693 5737275128551571456 n
Në këtë takim u bë një analizë edhe e organizimit të një numri të madh trajnimesh me mësimdhënës nga disa komuna të Kosovës dhe u tha se kërkesat për trajnime të tilla do të shtohen dhe duhet shtuar edhe mobilizimin që këto aktivitete të mbahen në nivel të lartë e në shërbim të anëtarësisë. Anëtarët Këshillit Drejtues ngritën çështjen se do shtuar sasia e mjeteve nga buxheti për këto aktivitete. Për rrjedhën e trajnimeve të mbajtura deri tani Këshillin Drejtues e ka informuar menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizimin e brendshëm , Ymer Ymeri, i cili ka thënë se trajnimet janë duke u organizuar me kërkesën e anëtarësisë nëpër komuna dhe se ato po mbahen me sukses. Ai ka përmendur se deri tani në ceremoni solemne janë shpërndarë 1182 certifikata si dëshmi e kryerjes me sukses të trajnimeve të licencuara nga MASHT dhe se këto trajnime , veç tjerash, kolegëve tanë do ju ndihmojnë në plotësimin e orëve të kërkuara për përtëritje të licencave.
Në këtë takim është bashkëbiseduar dhe është analizuar edhe Projektbuxheti i SBASHK-ut për vitin 2019. Kryetari ka informuar anëtarët e Këshillit Drejtues se Kryesia e SBASHK-ut dhe ai kanë analizuar Projektbuxhetin dhe e kanë aprovuar atë. Pas kësaj menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizimin e brendshëm , Ymer Ymeri ka shpalosur projektbuxhetin duke informuar se ai është ngritur bazuar në mundësitë buxhetore dhe duke respektuar vendimet e Kongresit dhe të Planit Strategjik të SBASHJK 2015-2019.

48375786 511951679307859 8122492633793691648 n
Këshilli Drejtues është pajtuar që nga mjetet e buxhetit të ndahen mjete për të organizuar edhe vitin e ardhshëm aktiviteti i pushimit dhe rekreacionit për 400 anëtarë të SBASHK-ut dhe që të shtohet buxheti për organizimin e një numri të konsiderueshëm të trajnimeve për anëtarët e SBASHK-ut . Projektbuxheti i SBASHK-ut për vitin 2019 është aprovuar nga anëtarët e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2018

gazeta vjetore 2019 1

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook