Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim i përfaqësuesve të SBASHK-ut me Ministrin Bytyqi

04.12.2018Takim i përfaqësuesve të SBASHK-ut me Ministrin Bytyqi
SBASHK e MASHT bashkërisht për korrigjimin e Projektligjit të pagave
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga menaxheri për financa e administratë, Ymer Ymeri janë takuar me Ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi.
Në këtë takim është biseduar për aktualitetin në arsim dhe për nevojën e angazhimeve të përbashkëta në përpjekjet për arsim më të mirë dhe për realizimin e kërkesave të drejta të punëtorëve arsimor. Temë kyçe e këtij takimi ishte angazhimi i përbashkët i SBASHK-ut e MASHT-it për korrigjimin e projektligjit për pagat, versioni aktual i të cilit me argumente është kundërshtuar nga të dy palët dhe prandaj edhe janë pajtuar që të formojnë një komision të përbashkët i cili do të mbronte me argumente versionin e përbashkët për korrigjimin e Projektligjit për pagat , veprim ky që do ta vendoste në vend meritor sistemin e arsimit.
Përfaqësuesit dhe SBASHK-ut dhe Ministri Bytyqi janë pajtuar që në këtë komision të jetë i përfshirë edhe një përfaqësues nga Kabineti i Kryeministrit Haradinaj duke u nisur nga fakti se në takimin me të parin e Qeverisë së Kosovës e në praninë e Kabinetit të tij dhe të Ministrave Jagcilar e Bytyqi , Kryeministri Haradinaj është zotuar se do t'i jep mbështetje angazhimit që koeficientet e paraparë për arsim të korrigjohen gjatë punës së Komisionit Parlamentar për Administratë me qëllim që të punuarit në arsim të kenë vend meritor në këtë Projektligj.
Kryetari i SBASHK-ut i ka deklaruar Ministrit Bytyqi se janë duke u bërë gjithë përpjekjet që kjo çështje të rregullohet në mënyrë meritore e përmes angazhimeve e dialogut mes palëve, por nëse e gjithë kjo nuk jep rezultate të duhura, atëherë SBASHK-u do respektoj zërin e punëtorëve të arsimit dhe do të veproj ashtu kërkojnë ata.
Prishtinë, 4 dhjetor 2018,
Zyra për informim e SBASHK-ut

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook