Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u në bashkëpunim me GIZ-in mbajtën konferencë për komunitetet e të mësuarit së bashku

SBASHK-u në bashkëpunim me GIZ-in mbajtën konferencë për komunitetet e të mësuarit së bashku

Prishtinë,10.11.2018-Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në sallabashkëpunim me organizatën gjermane GIZ kanë mbajtur sot konferencën njëditore për komunitetet e të mësuarit së bashku, me titull “Forume inovative për një qëllim të përbashkët - përmirësimi i rezultateve të nxënësve”. Në fillim të konferencës kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar që kjo konferencë si dhe e gjithë puna e komuniteteve të të mësuarit së bashku kanë për qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë përmes këtyre formave inovative. Sipas Jasharajt, aktivitetet e tilla sindikata i organizon krahas veprimtarisë së saj të përhershme në mbrojtje të statusit të mësimdhënësve dhe përpjekjeve të saj për realizmin e kërkesave të anëtarësisë.
Kongresi Prishtinë

rrahmani“SBASHK-u përveç angazhimeve që i ka në bazë të statutit në përpjekjet për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve, po dëshmohet gjithnjë se është angazhuar edhe për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim”, është shprehur Jasharaj.

Në hapje të konferencës ka folur edhe zëvendësiministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Heset Sahiti. AI shprehu kënaqësinë e tij që u drejtohej një audience të tillë, duke i vlerësuar lartë aktivitetet e SBASHK-ut në përmirësimin e cilësisë në arsim.

“SBASHKU është njëra ndër organizatat shumë të rëndësishme dhe në historinë në saj ka shërbyer si gjenerator i ndryshimeve pozitive në shoqërinë tonë”, ka deklaruar Sahiti.

Pas tij, në hapje të konferencës ka folur edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi, i cili tha se përkundër punës së deritanishme të institucioneve, arsimi nuk është akoma prioritet i politikëbërjes në Kosovë, duke kërkuar në këtë mënyrë nga MASHT-i dhe organet tjera përgjegjëse që të rrisin buxhetin për arsimin.

“Nuk ka temë më të rëndësishme sesa që të flitet për cilësinë e arsimit, sepse vetëm kështu mund të Ismajlidalim nga kjo gjendje e vështirë ekonomike që e ka kapluar vendin. Komisioni për Arsim është angazhuar edhe në procedimin e ligjit për mësimdhënësit e viteve ’90-a dhe mund të them se shumë shpejt do të procedohet në Kuvend”, ka deklaruar ai.

Nga organizata gjermane GIZ, ka folur Rrezarta Zhinipotoku-Behluli, e cila e ka udhëhequr projektin e komuniteteve të të mësuarit së bashku, ku ka deklaruar se që nga themelimi i këtyre grupimeve ka filluar planifikimi në mënyrë zyrtare. E gjithë kjo, sipas Zhinipotokut ka pasur për qëllim; përmirësimin e Rrezartarezultateve të nxënësve dhe cilësisë së arsimit në Kosovë. Zhinipotoku në fjalimin e saj i ka bërë thirrje zyrtarëve të sistemit të arsimit në Kosovë, që t’i përkrahin komunitetet e tilla të cilat përmes këmbimit të praktikave të mira, ndihmojnë në arritjen e rezultateve më të mira të nxënësve.

Sesionet e kësaj konference i ka hapur, Selim Mehmeti, i cili ka prezantuar raportin e punës së këtyre komuniteteve në Kosovë për një periudhë pesë vjeçare. Në prezantimin e tij me titull “'Puna e komuniteteve të mësuarit së bashku në shkollat e Kosovës (2013-2018)”, Mehmeti, ka thënë që ngecjet kryesore në punën e këtyre rrjeteve është dokumentimi i aktiviteteve të tyre përmes procesverbaleve dhe formave Paneli1tjera zyrtare të raportimit. Ai ka thënë që praktikat e tilla të organizmit në komunitete të të mësuarit duhet të vazhdojnë pasi që në shumë raste ka pasur rezultate të dukshme në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Pas tij, në sesion ka folur, Osman Buleshkaj i cili në prezantimin e tij është fokusuar në praktikat e mira të funksionimit të rrjeteve profesionale të udhëheqësve arsimor, duke dhënë shembuj se si një organizm i tillë mund të bëhet pjesë e kulturës së punës së drejtorëve të shkollave në Kosovë.

Duke folur për rrjetet e ndryshme të të mësuarit së bashku, Buleshkaj ka thënë që këto rrjete nuk duhet të funksionojnë njëjtë, meqë sipas tij, secili rrjet apo komunitet i të mësuarit së bashku ka specifikat e tij.

Më tutje, ka folur, drejtoresha e Shkollës së Gjelbër në Prishtinë, Fahrije Latifi Ratkoceri, e cila ka ofruar shembullin e shkollës që udhëheq si një formë e mirë e vetorganizimit edhe pse nuk është pjesë e organizimeve prej 21 komuniteteve të të mësuarit së bashku.

Tutje, Gani Ahmetxhekaj, ka prezantuar temë ''Bashkëpunimi i drejtorëve të shkollave të komunitetit të mësuarit së bashku në procesin e planifiimit zhvillimor dhe sigurimin e cilësisë në performancën e shkollës''. Në prezantimin e tij, Ahemtgjekaj ka kërkuar që të hartohet një bazë ligjore për punën e komuniteteve të mësuarit së bashku në formë të Udhëzimit Administrativ.

“Drejtoritë Komunale të Arsimit të mbështesin , monitorojnë dhe të nxitin punën e Komuniteteve të Mësuarit së Bashku, të ndahet një buxhet solid për punën këtyre komuniteteve, inspektorati i Arsimit krahas punës së tyre të monitorojnë edhe punën e ekipeve të komuniteteve, si dhe të harothen planet e veprimit për to”, ka rekomanduar Ahmetxhekaj.

Në sesionet e konferencës , ka folur edhe Arlinda Bajgora, trajnere e komuniteteve e të mësuarit së Paneli2bashku, e cila ka thënë se praktikat e mira të këtyre organizimeve duhet të bëhen pjesë e kulturës së punës së mësimdhënësve dhe udhëheqësve të institucioneve arsimore. Sipas saj, sfidat kryesore në realizmin e këtij lloj të bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve mbeten; mungesa e infrastrukturës, mungesa e motivimit, ngarkesa gjatë zbatimit të kurrikulës, mungesa e vetiniciativës, mungesë e përkrahjes nga udhëheqësia e shkollës dhe DKA –të.

Në konferencë ka prezantuar edhe Leonida Kelmendi - Imeri, mësimdhënëse e shkollës “Avdullah Shabani” në Mitrovicë, shkollë kjo e cila ka qenë pjesë e komuniteteve të të mësuarit së bashku. Kelmendi-Imeri, duke folur për praktikat e shkollës së saj, ka thënë që ky organizim, ka ndihmuar në përgatitjen më të mirë të mësimdhënësve dhe rrjedhimit edhe arritje më të mira të rezultatit të nxënësve.

Ismet Potera, ka trajtuar temën e motivimi nga kënaqësia në punë dhe ndikimi në të nxënit në komunitet''. Potera ka paraqitur me këtë rast, pjesë nga hulumtimi i tij përmes të cilit ka identifikuar format më të mira të motivimit të mësimdhënësve për punën e tyre.

Po ashtu, Besa Hoxha Krasniqi në konferencë ka paraqitur një qasje për politikat e zhvillimit Salla1profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë duke ofruar shembuj nga praktikatat e te nxënit. Ajo në prezantimin e saj, ka folur edhe për rolin e udhëheqësve të aktivave profesionale në përkrahje të mësimdhënësve.

Konferenca e organizuar nga SBASHK-u dhe GIZ-i ka ofruar qasje të reja në bashkëpunimin e institucioneve shkollore dhe mësimdhënësve me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit. Komunitetet e të mësuarit së bashku në Kosovë kanë filluar punën që nga viti 2013.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2018

gazeta vjetore 2019 1

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook