Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe më 03 e 04 nëntor u vazhdua me aktivitete sindikale

45344854 2006399229397372 1824892816220749824 n 1
Edhe më 3 e 4 nëntor u vazhdua me aktivitete sindikale
Trajnim për dialogun social dhe bashkëbisedë me anëtarësinë

Anëtarë të SBASHK-ut nga shkollat "Dëshmorët e Vitisë", "Jonuz Zejnullahu", "Nazmi Pajaziti", "Kenan Halimi", "Ahmet Hajdari", "Ndre Mjeda" dhe Bahti Haxhiu" nën përkujdesjen dhe angazhimin e trajnerëve Blendor Shatri, Besa Hoxha Krasniqi dhe Besim Haliti në ditët e vikendit, më 3 e 4 nëntor kanë përmbyllur me sukses  trajnimet e filluara më 27 e 28 tetor.Gjatë këtyre dy ditëve trajnerët në formë të bashkëbisedës kanë shpalosur temat kyçe për dialogun social duke bërë dallimin mes dialogut social në Kosovë me atë në Evropë, duke u ndalur të vizioni e misioni i dialogut dhe objektivat strategjike të sindikatës e për të vazhduar me ushtrimet e shumta në grupe që i kanë dhënë mundësi pjesëmarrësve të tregojnë njohuritë e arritura në trajnim dhe për t'u sfiduar me situata të ndryshme gjatë zhvillimit të dialogut social nga shkolla, niveli komunal e deri të dialogu me institucionet qendrore.45449199 1928265147474787 553446891602313216 n
Po ashtu gjatë vikendit të datave 3 e 4 nëntor trajnerët Safet Beqiri e Alban Zenmeli kanë nisur trajnimin për dialogun social me punëtorë të arsimit nga shkollat: " 28 Nënori", "Mirali Sejdiu dhe me një numër kolegësh nga "Dëshmorët e Vitisë, nga shkolla e Sllatinës dhe nga "Dom Mikel Tarabulluzi", "Dëshmorët e Lubizhdës", "Kongresi i Manastirit" dhe "Gjon Sereqi".
Trajnerët Beqiri e Zeneli fillimisht kanë përcjellë përshëndetjet e stafit udhëheqës të SBASHK-ut dhe kanë dhënë informacione lidhur me aktualitetin në arsim, për sfidat dhe për angazhimet konkrete të SBASHK-ut n ë përpjekje për realizimin e kërkesave të anëtarësisë.

Capture 3333333333 Pas kësaj ata kanë nisur të shpalosin tema lidhur me dialogun social duke nxitur pjesëmarrësit që të shprehin lirshëm mendimet dhe idetë lidhur me çështjet e shtruara. Këtë mësimdhënës do të vazhdojnë edhe për dy ditë të vikendit me trajnimin për të arritur njohuri të duhura e të cilat do t'i dëshmojnë gjatë detyrave në grupe.

 

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook