Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kanë vazhduar trajnimet me mësimdhënës në Lipjan e Viti

sbashk trajnimi dialogu social vende te ndrsyhme 1Dëshmi se SBASHK është gjithmonë pranë anëtarësisë
Duke iu përgjigjur kërkesave të anëtarësisë për trajnime përfaqësuesit e SBASHK-ut bashkë me trajnerët kanë vazhduar këtë aktivitet edhe të shtunë e të dielën e 27 dhe 28 tetorit duke u gjendur në Lipjan e Viti. Në Lipjan trajneri Alban Zeneli ka përmbyllur me sukses trajnimin për udhëheqje dhe menaxhim të institucioneve të Arsimit Parauniversitar me kryetarë shoqatash sindikale të shkollave të kësaj komune. Po ky trajnim është përmbyllur me sukses edhe në komunën e Gjakovës me kryetar të shoqatave sindikale të institucioneve arsimore nga kjo komunë.sbashk trajnimi dialogu social vende te ndrsyhme 2
Po gjatë këtij vikendi janë mbajtur trajnime në katër institucione arsimore në komunën e Vitisë, pas trajnimeve të mbajtura kohë më parë po në këtë komunë lidhur me dialogun social. Kësaj radhe në trajnim janë përfshirë mësimdhënës nga shkollat: "Ndre Mjeda" e Kabashit, "Baft Haxhiu" e Vitisë, "Nazmi Pajaziti" e Radivojcës, "Kenan Halimi" e Skifterit, "Ahmet Hajdari" e Beguncës, e shkollës " Njazi Rexhepi" e Sllatinës së Epërme të Vitisë , "dëshmorët e Vitisë dhe shkolla "Jonuz Zejnullahu" po ashtu e Vitisë.sbashk trajnimi dialogu social vende te ndrsyhme 3
Në këto katër mjedise arsimore trajnimin lidhur me dialogun social e kanë përcjellë 199 mësimdhënës nga këto vatra arsimore të komunës së Vitisë.
Pjesëmarrës të cilët kanë përcjellë me kujdes shpalosjen e temave kyçe nga tgrajnerët e licencuar , që janë mbështetur edhe nga veprimtar të SBASHK-ut, që po ashtu kanë njohur lidhur me ligjet dhe me çështje sindikale dhe të dialogut në veçanti.
Trajnimet në dy ditët e vikendit janë pjesa e parë e orëve të parapara dhe pjesa tjetër e orëve do të realizohet në vikendin e radhës më 3 e 4 nëntor. Një pjese trajnimi është zhvilluar në formë të bashkëbisedës dhe pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që të diskutojnë lirshëm , të shprehin mendimet e tyre dhe bëhen kështu pjesë aktive e këtij aktiviteti.
Rrjedhën e trajnimeve edhe në këtë vikend e kanë përcjellë nga afër kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri.sbashk trajnimi dialogu social vende te ndrsyhme 5

Kryetari i SBASHK-ut duke vizituar të katër institucionet , në të cilat po mbahej trajnimi , ka informuar të pranishmit për angazhimet, arritjet dhe sfidat e pastaj bashkë me menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri u janë përgjigjur shumë pyetjeve për çështjet që ju interesonin të dinin më shumë pjesëmarrësit e këtij trajnimi.

Butoni posht