Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u nuk ndalet me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë

sblipjan1Takimet me veprimtarë sindikalë mundësi e mirë për ide të reja
Është shtuar dukshëm interesimi i anëtarësisë dhe i veprimtarëve sindikalë për trajnimet e licencuara të SBASHK-ut. Derisa në komuna të Kosovës është mbajtur e në disa të tjera po bëhen përgatitjet e nevojshme për trajnimin e licencuar lidhur me forcimin kapaciteteve për dialogun social, interesim i madh vërehet edhe për trajnimin lidhur me udhëheqjen dhe menaxhimin e institucioneve të Arsimit parauniversitar. sblipjan1.jpg2Këtë vikend me iniciativën e kryetarit të Kuvendit të Sindikatës së SAF e SAM për Lipjnain, Emrush Ahmeti dhe të kryesisë e veprimtarëve sindikalë është mbajtur trajnimi me udhëheqës sindikal nga shkollat e kësaj komune pikërisht me temën kyçe të firimit të aftësive e përvojave për udhëheqjen në sindikatë dhe në institucionet arsimore. Ky aktivitet është mbajtur me mejtet financiare të nivelit sindikal komunat. Trajneri Alban Zeneli , është ndihmuar nga kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri për të shtjelluar temat që kanë të bëjnë pikërisht me udhëheqjen dhe menaxhimin .sblipjan1.jpg2.jpg3
Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM për Lipjnain, Emrush Ahmeti ka bërë në fillim një përshkrim të aktiviteteve sindikale në komunë e tij dhe ka falënderuar edhe DKA-në e Lipjanit që ka pasur mirëkuptim pëqr këtë aktivitet dhe ka ndihmuar duke u dhënë në dispozicion një autobus për të arritur pjesëmarrësit në këtë trajnim. Kryetari i SBASHK-ut pas kësaj ka shpalosur disa nga aktivitetet aktuale të SBASHK-ut duke lavdëruar angazhimet dhe unitetin sindikal në Lipjna dhe në tërë Kosovën.sblipjan1.jpg2.jpg3.jpg4
Trajneri Alban Zeneli me përkushtim ka bërë shtjellimin e temave dhe trajnimi ka fituar në dinamikë ngase ai shumë çështje i ka shtruar në mënyrë të bashkëbisedës me pjesëmarrësit.
Këtë aktivitete e ka parë nga afër edhe drejtori i DKA-së së Lipjanit, Rasim Hasani, i cili ka lavdëruar bashkëpunimin me sindikatën e arsimit . Edhe kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur z Hasanin dhe e ka përshëndetur angazhimin e tij që të ndihmojë brenda mundësive mbajtjen e këtij aktiviteti të qëlluar sindikal.

Butoni posht