Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut me anëtarësinë nëpër komuna

43500049 257706891611954 1535910679058317312 nVazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut me anëtarësinë nëpër komuna
Përkushtim e angazhime edhe në ditët e vikendit
SBASHK-u , krahas angazhimeve të vazhdueshme në realizimin e kërkesave legjitime të punëtorëve të arsimit, është i përkushtuar të vazhdojë në realizmin e kërkesave të anëtarësisë për realizimin me sukses të trajnimeve, që janë licencuar nga MASHT.

43462842 1849290991792065 8429159947337465856 n
Në realizim të këtij objektivi është realizuar trajnimi për forcimin e kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social më punëtorë të arsimit në fshatin Pozharan dhe në vetë qytezën e Vitisë.43392883 340709460017386 8353322640345137152 n
Për të qenë trajnimi i suksesshëm dhe për të marrë njohuri të mjaftueshme pjesëmarrësit, SBASHK-u ka ndihmuar duke siguruar kontributin e trajnerit Safet Beqiri, që është ndihmuar nga trajnerët e SBASHK-ut Besa Krasniqi, nënkryetarja Vjollca Shala dhe kryetari i Kuvendit të Arsimit Fillor në kudër të SBASHK-ut , Blerim Mehmeti.43528189 242145003143422 6128561608588263424 n
Ky aktivitet është zhvilluar edhe në ditët e vikendit dhe për të bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e këtij trajnimi të dielën i ka vizituar ata kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga nënkryetari i BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli dhe juristin në SBASHK, Blendor Shatri. Ata janë ndjerë mirë kur pjesëmarrësit e trajnimeve kanë lavdëruar përkushtimin e trajnerëve dhe kanë falënderuar SBASHK-un për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe kryetarin e Kuvendit të SAF e SAM në këtë komunë, Kemajl Bislimi për punën e palodhshme që ai bashkë me kryesinë është duke bërë në shërbim të anëtarësisë këtu. Ishte ky moment i mirë edhe për një komunikim të lehtë përmes bashkëbisedave dhe Jasharaj, Hykolli e Shatri u janë përgjigjur shumë pyetjeve që kishin të bënin me aktualitetin në arsim dhe me fillimin e procesit të vlerësimit të punës së mësimdhënësve duke i vizituar ata në klasë gjatë punës edukative e arsimore. Vlen të përmendet se pjesëmarrësit në këtë trajnim i ka vizituar edhe e përfaqësuesi i DKA-së në Viti, Zijadin Ahmeti, i cili ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-u dhe ka kujtuar se drejtoria e arsimit në këtë komunë ka bashkëpunim korrekt me kryetarin, kryesinë dhe veprimtarët tjerë të Kuvendit të Sindikatës së SAF e SAM të kësaj komune.43400802 149434786007400 7374480820284686336 n
Po të dielën përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë shkuar në Kamenicë dhe bashkë me kryetarin e Kuvendit të SAF e SAM të kësaj komune janë takuar me pjesëmarrësit e trajnimit për dialogun social , që është mbajtur para pak ditësh këtu. Në këtë solemnitet rasti janë ndarë certifikatat për këtë trajnim të licencuar me numrin e caktuar të orëve që punëtorëve arsimor këtu do t'ju numërohen për të arritur të numri i duhur për licencat tani dhe avancimin në karrierë në të ardhmen.43392883 340709460017386 8353322640345137152 n

Faleminderit shume për ftesën, SBASHK-u 

Butoni posht