Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Dita botërore e mësuesit

43160336 281676252684207 2126714362977583104 nKemi nderin që mësimdhënësve të Kosovës dhe kolegëve tanë nga e gjithë bota t'ua urojmë 5 tetorin ditën ndërkombëtare të mësuesit.

Të nderuar mësues kudo në botë:
Ju jeni autoriteti moral për nxënësit tuaj, të cilët formojnë vlerat morale dhe ndjenjat shpirtërore. Ju u mësoni nxënësit të mendojnë në mënyrë të pavarur, të marrin vendime dhe të marrin përgjegjësi për zgjedhjen e tyre, të jenë qytetarë të denjë të vendit tonë. Të jesh mësues është punë e vështirë, lumturi e madhe dhe përgjegjësi e madhe.shkolla e gjelbert sbashk

Ne ju përgëzojmë në ditën tuaj profesionale! Ne ju dëshirojmë zbatimin e planeve tuaja krijuese, punën e frytshme dhe suksesin profesional. Shëndetin e mirë për ju dhe familjet tuaja! Gëzuar Ditën Botërore të Mësuesit!
Ju e dini se viteve të tjera kemi organizuar Konferenca me tema të caktuara për nder të 5 tetorit. Këtë vit po veprojmë ndryshe sepse konsiderojmë se në shtetin tonë po organizohen shumë Konferenca me tema shumë të rëndësishme, por çdo gjë po përfundon me ca konkluzione, të cilat rrallë po jetësohen, kështu që ne 5 tetorin do ta shënojmë me këtë konferencë me ju dhe me një varg aktivitetesh nëpër komuna e me mësimdhënës, qoftë duke u takuar me tan ë mënyrë që të veprojmë bashkërisht, qoftë duke organizuar trajnime, që është kërkesë e vetë punëtorëve të arsimit. Pra kemi zgjedhur rrugën më pak fjalë e më shumë punë e angazhime konkrete gjatë gjithë muajit tetor, por edhe në muajit tjerë.shkolla e gjelbert sbashk2

Një aktivitet i qëlluar e me veteranët e arsimit është mbajtur që sot e për nder të 5 tetorit në Shkollën e gjelbër në Prishtinë ku SBASHK-u ishte prezent ku e përgëzojë drejtoreshën, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj vatre arsimore për këtë veprimtari të qëlluar e shumë domethënëse.
Në këtë tetor, e për nder të ditës ndërkombëtare të mësuesit kudo në botë Internacionalja Botërore e Arsimit ka paraparë që aktivitetet të jenë të orientuara në moton " E drejta e mësimdhënies- e drejtë vetëm e mësuesit" , që ka për qëllim që të krijohen kushte pune që mësuesi të ndjehet I lirë e jo në presion të të tjerëve në misionin e tij human të arsimimit e edukimit të brezave. Jo rrallë në Kosovë e në shumë vende të botës të tjerët vendosin për arsimin pa qenë I përfshirë vetë mësuesi. Për arsimin nuk mund të vendoset nga kabinetet e zyre dhe pa mësuesin. Kudo në botë janë shtuar angazhimet në mbrojtje të personalitetit dhe figurës së mësuesit. Janë angazhimet në mbrojtje të mësuesit nga ndërhyrjet e ndryshme dhe sidomos nga politika. Shkolla duhet të jetë e mësimdhënësve dhe e nxënësve , kurse të tjerët duhet të ndihmojnë e jot ë pengojnë angazhimet dhe përkushtimin për arritje të reja.sbashk dita boterore e msusit2
Nëse bëjmë një analizë të aktualitetit në arsim do të themi se edhe ky 5 tetor arsimin në Kosovë e gjen duke u përballur me sfida të shumta. Deklarimi i institucioneve se arsimi është prioritet as sot e kësaj dite nuk është kthyer në vepër . Është bërë shumë pak që të përmirësohen kushtet e punës në institucionet arsimore. Shkollat mbeten të pa përgatitura për kërkesat e shekullit 21 dhe mësuesi me shkumës e shpuzë e ka të vështirë të plasojë si duhet dijet e tij te nxënësit.
SBASHK-u vazhdimisht ka ofruar ide që lehtë mund të realizohen në shërbim të arsimit më të mirë. Kemi kërkuar të ketë buxhet më të madh për arsimin në mënyrë që shkollat të jenë të pajisura me kabinete e me mjete bashkëkohore të punës, kemi kërkuar që punëtorët e sëmurë rëndë të pensionohen duke u dhënë pensione të dinjitetshme dhe në vend të tyre të angazhohen mësimdhënësit praktikantë, kemi kërkuar që punëtorëve të arsimit t'u mundësohet pensionim I parakohshëm. Këto ide janë lavdëruar , por institucionet nuk kanë bërë gjë në këtë drejtim.Foto2 1sbashk
SBASHK-u edhe në këtë 5 tetor është duke u përballur me sfida. Janë bërë e po bëhen angazhime të jashtëzakonshme në realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë, sidomos lidhur me Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip për vitet e 90-ta dhe për korrigjimet në Projektligjin për pagat. Këto dy kërkesa janë në proces dhe urojmë që Komisionet parlamentare të veprojnë drejt dhe të përfillin kërkesat tona të argumentuara. SBASHK-u është duke përcjellë me kujdes punën e komisioneve gjegjëse parlamentare dhe po zhvillon takime në vazhdimësi me anëtarët e këtyre komisioneve. Ne i gëzohemi arritjeve përmes dialogut, por çdo herë mbetet I hapur opsioni tjetër, pra ai I veprimeve sindikale nëse institucionet nuk bëjnë si duhet punën e tyre në relacion me kërkesat tona legjitime.

 

Butoni posht