Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim i rëndësishëm i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës në Bruksel

Foto 1fgvfgvfTakim i rëndësishëm i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës në Bruksel
SBASHK takohet dhe merr mbështetje nga kreu i këtij Unioni
Në selinë e Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) dhe të Internacionales Botërore të Arsimit (EI)është duke u mbajtur konferencë e rëndësishme me përfaqësues të Sindikatave të Arsimit nga e tërë Evropa. Në këtë ngjarje të veçantë përfaqësohet edhe SBASHK-u. Konferenca ka për qëllim që të bëj një analizë të gjendjes në arsim dhe të jep ide për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe ruajtjes së personalitetit të mësuesit.Foto3
Në kudër të këtyre aktiviteteve delegacioni i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj është takuar me presidenten e Komitetit të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, znj. Christine Blover dhe drejtoreshën për Evropë të ETUCE, znj.Suzan Flocken.42205981 292341021365715 8948108995898376192 nFoto5
Kryetari Jasharaj dhe sekretarja e përgjithshme e SBASHK-ut, Jehona Oruçi kanë falënderuar mikpritëset për përkrahjen e vazhdueshme që ato dhe gjithë kolegët nga Evropa i kanë dhënë SBASHK-ut duke e mbështetur kurdo qe e ka kërkuar nevoja për të dhënë pastaj një informacion lidhur me aktualitetin në arsimin e Kosovës dhe për angazhimet, arritjet dhe sfidat. Menaxheri për financa e administratë, Ymer Ymeri ka dhënë detaje nga angazhimet e SBASHK-ut dhe ka informuar nga afër udhëheqëset e ETUCE për përkushtimin e SBASHK-ut lidhur me korrigjimin e ligjit për paga dhe për përpjekjet e arsyeshme në realizimin e të gjithë kërkesave legjitime të anëtarësisë. Delegacioni i SBASHK-ut ka shtuar se kanë pasur takime me Ministrat e Administratës Publike Mahir Jagcilar dhe të Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe me Kryeministrin Haradinaj dhe kanë marrë zotimin e Qeverisë se do të ketë angazhime të përbashkëta për korrigjimin e ligjit të pagave në mënyrë që punëtorët e arsimit të Kosovës të kenë vend meritor në këtë ligj. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë SBASHK-u do të vazhdojë me veprimet sindikale duke shkuar edhe në grevë të përgjithshme e në kohë ta pacaktuar në tërë sistemin arsimor.42129576 565720930513471 8062484261267046400 n42100945 481473498922809 855210898682281984 n
Udhëheqëset e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, që numëron 11 milionë anëtarë, kanë lavdëruar angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut duke shprehur mirënjohje edhe për komunikimin dhe informimin me kohë e të saktë lidhur me situatën e arsimit në Kosovë dhe për angazhimet në tërësi të SBASHK-ut. Zonjat Blover e Flocken i kanë thënë delegacionit të SBASHK-ut se ato bashkë me tërë stafin e ETUCE po përcjellin situatën aktuale në arsimin e Kosovës dhe të gjithë vendeve të Evropës dhe se do të vazhdojnë me përkrahjen e solidaritetin. Ato kanë shtuar se janë duke përgatitur një agjendë për të vizituar Kosovën dhe disa vende të Ballkanit për të parë nga afër situatën dhe për t'u takuar edhe me institucionet e shteteve me qëllim që të kërkohet nga to respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara me sindikatat dhe që të shtohen angazhimet konkrete për realizimin e kërkesave legjitime të sindikatave.42110577 272424606928481 5598781206557622272 n 1
Në shenjë respekti për punën e përkushtuar të znj. Blover dhe Flocken delegacioni i SBASHK-ut u ka dhuruar portretet e tyre që i ka punuar një mësimdhënës i artit nga Mitrovica e Kosovës. Dy kryesindikalistet e arsimit të Evropës janë ndjerë të lumtura për dhuratat duke i çmuar si shumë të veçanta dhe domethënëse për to.
19 shator 2018
Zyra për informim e SBASHK-ut

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook