Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kryeministri Haradinaj u takua me përfaqësuesit e SBASHK-ut

DSC 2783 1Kryeministri Haradinaj u takua me përfaqësuesit e SBASHK-ut
Me angazhime të përbashkëta për korrigjim në Projektligjin e pagave

Një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rraahman Jasharaj është pritur sot nga Kryeministri Haradinaj. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ministrat Mahir Jagcilar e Shyqiri Bytyqi.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut i kanë shprehur edhe një herë Kryeministrit Haradinaj dhe kabinetit të tij kundërshtimin e bazuar të punëtorëve të arsimit ligur me Ligjin e pagave.
"Edhe përkundër angazhimeve tona të vazhdueshme dhe prezantimit të argumenteve tona të bazuara në takimet me Ministrin Jagcilar dhe Bytyqi, versioni i votuar i Ligjit të pagave në takimin e Qeverisë më 3 shtator nuk i ka marrë parasysh vërejtjet e bazuara të SBASHK-ut kështu që ky ligj është degradues për tërë sistemin arsimor", është shprehur Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj duke kërkuar që Kryeministri të bëj hapa konkret për realizimin e kërkesës së SBASHK-ut për korrigjim të këtij Projektligji, kurse menaxheri për financa e administratë, Ymer Ymeri është ndalur në shembuj konkret me të cilat ka dëshmuar edhe para Kryeministrit se Projektligji i pagave i ka radhitur gjithë të punësuarit në arsim në një pozitë tepër të ulët duke kërkuar në emër të anëtarësisë së SBASHK-ut që ky Projektligj të korrigjohet në mënyrë që punëtorët e arsimit të kenë vend meritor.
Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se shqetësimet e ngritura nga SBASHK në këtë takim do të shqyrtohen me kujdes dhe se ai dhe Qeveria do t'i rekomandojnë Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media që duke e analizuar këtë projektligj të bëjnë përmirësime në mënyrë që pozita e punëtorëve të arsimit pa tjetër të avancohet. Kryeministri Haradinaj është shprehur se Qeveria respekton punën e përkushtuar të punëtorëve të arsimit duke kujtuar edhe angazhimet dhe votimin e Projektligjit për statutin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook