Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Të 11 milionë sindikalistët e arsimit të Evropës u njoftuan për protestën e SBASHK

etc lajmTë 11 milionë sindikalistët e arsimit të Evropës u njoftuan për protestën e SBASHK
ETUCE i dha hapësirë meritore këtij veprimi sindikal në faqen zyrtare
Protesta e SBASHK-ut e organizuar të shtunën më 8 shtator me kërkesën për korrigjimin e Projektligjit të pagave është përcjellë me vëmendje nga gjithë mediet e Kosovës. Në këtë mënyrë opinioni në Kosovë ka marrë një pasqyrë të qartë se punëtorët e arsimit e kulturës me të drejtë po marrin veprime sindikale duke kërkuar vend meritor në ligjin e pagave.
Ky veprim sindikal ka zgjuar interesim edhe dhe është mbështetur fuqishëm edhe nga Komiteti i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës. Ata janë të informuar për ço angazhim dhe veprim të SBASHK-ut dhe në shenjë përkrahje ETUCE ka publikuar një raport përmbajtjesor gazetaresk në faqen e tyre zyrtare duke ua mundësuar kështu të 11 milionë anëtarëve të Unionit të Sindikatave të Arsimit që të njoftohen me këtë veprim sindikal, që nga ata është vlerësuar si i drejtë dhe i organizuar mirë.
ETUCE është shprehur se do të vazhdojë ta përcjell me kujdes gjendjen te ne dhe do të insistojë te institucionet e Kosovës që të përmbushin kërkesat legjitime të SBASHK-ut.
Për lexuesit e ueb faqes sonë po ua mundësojmë ta shohin raportin gazetaresk të botuar në faqen zyrtare të Komitetit të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook