Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK të shtunën në protestë para ndërtesës së Qeverisë

logo sbashkSBASHK të shtunën në protestë para ndërtesës së Qeverisë
Të punësuarit në sektorin e arsimit nga çerdhet e deri edhe në Universitete janë të zhgënjyer me veprimin e Qeverisë, e cila aprovoi Projektligjin për paga duke mos përfillur sa duhet kërkesat e vazhdueshme e të argumentuara të SBASHK-ut për pozitë meritore në këtë Projektligj të punëtorëve arsimor.
Ky veprim i Qeverisë pikërisht në ditën kur filloi viti i ri shkollor ka bërë që punëtorët e arsimit të ndjehen të diskriminuar e të degraduar dhe prandaj kanë kërkuar nga organet udhëheqëse të SBASHK-ut që niset me veprime konkrete sindikale. Kështu duke dëgjuar zërin e anëtarësisë SBASHK-u organizon të shtunën me 8 shtator para ndërtesës së Qeverisë një protestë në të cilën marrin pjesë kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave fillore, të mesme dhe njësive akademike të Universiteteve të Kosovës, anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve dhe Kryesia, që përbëjnë numrin prej rreth 1000 pjesëmarrësish në këtë veprim sindikal.
Protesta do të këtë rrjedhë:
Autobusët me pjesëmarrës me kohë nisen nga çdo komunë dhe parkohen në parkingun te Pallati i Rinisë dhe Sporteve,
Ora 11 e 30 deri në orën 11 e 45 protestuesit bëhen bashkë te Sheshi "Zahir Pajaziti" ( te Hoteli "Grand"),
Ora 11 e 45 protestuesit në mënyrë të organizuar marshojnë nëpër Sheshin "Nëna Terezë" deri të ndërtesa e Qeverisë.
Ora 11 e 55 fjalë rasti dhe leximi i kërkesave,
Ora 12 e 30 përfundimi i protestës dhe shpërndarja e protestuesve.
SBASHK u drejtohet kryetarëve të shoqatave sindikale të shkollave fillore, të mesme dhe njësive akademike të Universiteteve të Kosovës, anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve, që të jenë pjesë e kësaj proteste, që shënon fillimin e veprimeve sindikale nëse Qeveria nuk reflekton, dhe të kenë qëndrim të dinjitetshëm ashtu si u ka hije njerëzve të dijes dhe kulturës.

Prishtinë, 6 shtator 2018

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook