Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK i drejtohet publikisht Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës

sbashkharadinaj deklarataSBASHK i drejtohet publikisht   Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës

Mos e votoni ligjin për pagat sepse  vazhdon të jetë degradues për sistemin arsimor

I nderuari Kryeministër Haradinaj, e nderuara Qeveri e Kosovës  duke analizuar me kujdes versionin final të projektligjit për paga si dhe shtojcat 1  e 2 të tij, SBASHK-u është tepër i zhgënjyer me Ministrinë e Administratës Publike pasi që vërejtjet e argumentuara tonat edhe në kohën e Qeverisë Mustafa , por edhe tani në takimet me Ministrin Jagcilar , janë përfillur aq pak sa që  ky projektligj vazhdon të jetë nënçmues degradues për arsimin në Kosovë e veçmas për punëtorët në Arsimin Parauniversitar dhe në administratën e arsimit në tërësi.

Ky projektligj kishte synim të harmonizonte pagat,  gjegjësisht që për punën e njëjtë dhe ngritjen e njëjtë profesionale të jetë pagë e njëjtë, por nuk ka ndodhur as me versionin final të këtij Projektligji.  Sistemi arsimor është i radhitur tepër ulët në tabelën e koeficienteve dhe i vlerësuar po ashtu tepër ulët. Ne, duke ofruar plot argumente e  duke mos kërkuar  as më pak e as më shumë se të tjetër, kemi kërkuar që koeficienti për mësimdhënësit e shkollave të mesme të jetë 2.70, për ata në arsimin special 2.6 dhe për mësimdhënësit e  shkollave fillore 2.5. Kjo kërkesë reale nuk është përfillur as për se afërmi.

Se nuk është vepruar drejt ndaj sistemit arsimor po ofrojmë vetëm disa nga  shembujt e shumtë. Bie fjala  psikologu klinik është vlerësuar me koeficientin 3.4, kurse psikologu në shkollë  me koeficientin  2. Apo mësimdhënësit e arsimit  të mesëm të ulët e që kanë të kryer fakultetet gjegjëse e besa edhe master janë vlerësuar me koeficientin  2, ndërsa farmacisti, që po ashtu ka fakultet vlerësohet me koeficientin  3.4.  Një vlerësim jo i drejtë i është bërë edhe drejtorëve të institucioneve arsimore. Kështu një drejtor i një shkolle që  ka 100 të punësuar dhe gati 2000 nxënës  është vlerësuar me 2.5, ndërsa një drejtori i një Qendre të mjekësisë familjare me koeficientin  4.7. Ka edhe shembuj të tjerë dhe tërë këtë ligj nuk kemi si të mos e vlerësojmë si tepër degradues e nënçmues të sistemin arsimor.

I nderuari Kryeministër Haradinaj, e nderuara Qeveri e Kosovës   po ju kujtojmë edhe diçka nga ky projektligje  që vërteton se ai është degradues e nënçmues për punëtorët arsimor.  Shikojeni shtojcën 2, gjegjësisht raportin e koeficienteve dhe do të vëreni  se te niveli i koeficienteve nga 1 e deri në  54  mbi 80 % e të punësuarve në arsimin e  Kosovës janë të radhitur te niveli 41e ka të tillë që janë edhe në nivelin 43. Ju  pyesim prandaj se arsimi që është nga prioritetet kryesore të shtetit tonë  a është i tillë nëse mbetet në këto pozita nënçmuese e degraduese.

I nderuari Kryeministër Haradinaj, e nderuara Qeveri e Kosovës    ka edhe shumë çka të thuhet për këtë ligj degradues ndaj arsimit dhe prandaj ju lusim që të mos e votoni, por ta ktheni nga ka ardhur, pra në Ministrinë e Administratës Publike  dhe pastaj  të bëhet pozicionim meritor  edhe për  sistemit arsimor. Kështu do të kontribuonim të gjithë në mirëvajtjen e vitit të ri shkollor e në të kundërtën SBASHK-u do të veprojë sipas zërit dhe kërkesave të mësimdhënësve të Kosovës

 

Zyra për informim e SBASHK-ut 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2018

gazeta vjetore 2019 1

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook