Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u në mbështetje të anëtarësisë në Qendrën Burimore në Pejë

 

logo 1807255782SBASHK-u në mbështetje të anëtarësisë në Qendrën Burimore në Pejë
Jo të rrënohet , por të investohet në këtë vatër të rëndësishme arsimore

Për ta vërtetuar lajmin e keq se vërtetë institucionet lokale e qendrore kanë marrë vendim të shumë të gabuar dhe janë pajtuar që të rrënohet objekti me pamje e historik të veçantë i Qendrës Burimore në Pejë, gjegjësisht shkollës për fëmijët e verbër dhe me dëmtime në të parë, SBASHK-u ka komunikuar me anëtarë të vetë në këtë vatër arsimore të rëndësisë së veçantë dhe ndanë shqetësimin e arsyeshëm dhe bëhet pjesë aktive e të gjitha veprimeve për ta penguar këtë ide të ngutshme e shumë të keqe.
SBASHK-u kujton institucionet lokale të Pejës dhe ato qendrore se ndërtesa që është kthyer tani e sa vite në fole të ngrohtë për fëmijët me nevoja të veçanta, ka një historik dhe pamje të rrallë dhe është nderuar tani e 100 vite më parë dhe se është nga objektet që simbolizon Pejën nëpër dekada e vite.
Institucionet lokale e qendrore le të ngritin një ndërtesë gjykate në cilin do vend tjetër, por jo këtu e duke rrënuar këtë institucion arsimor, i cili falë përkushtuar të mësimdhënësve dhe stafit është kthyer në një ambient miqësor e të punës dhe me arritjet e mëdha në misionin e shenjtë, ka krijuar dhe gëzon respekt, jo vetëm në Kosovë, por edhe mes institucioneve simotra në Ballkan, Evropë e kudo në botë.
Institucionet lokale e qendrore në Kosovë, por edhe të gjithë ne duhet të jemi krah këtyre punëtorëve të devotshëm të arsimit dhe të ndihmojmë që të vazhdojë rrugëtimi i tyre i suksesshëm në këtë mision të shenjtë, e jo t'ua rrënojmë institucionin për të cilin kanë dhënë e kontribuar aq shumë.
Pra, jo të rrënohet, por të investohet në këtë vatër të rëndësishme arsimore.
Prishtinë, 20 korrik 2018,
Zyra për informim e SBASHK-ut

Butoni posht