Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u me trajnimin për dialogun social edhe në Kamenicë

Për arsye të interesimit të madh punohet në pesë grupe të trajnimit

finnal foto

Iniciativës së kryetarit te kuvendit të sindikatave të arsimit fillor dhe të mesëm të Kamencës z.Nazim Jakupi dhe me përkrahjen e SBASHK-ut nga qendra për trajnimin lidhur me dialogun social i janë përgjigjur një numër shumë i madh anëtarëve të SBASHK-ut të kesaj qyteze të Kosovës.

37040387 1878119112245657 534157948662841344 nKy interesim kaq i madh për këtë aktivitet të SBASHK-ut i ka bërë përshtypje të madhe edhe drejtoreshës së DKA-së, së Kamenicës znj. Ismete Thaqi, e cila ka bashkëbiseduar me mësimdhënësit e kësaj komune dhe me kryetarin e SBASHK-ut z. Rrahman Jasharaj e kordinatorin z.Ymer Ymeri.Ajo ka lavdëruar SBASHK-un për angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe për këtë aktivitet shumë të qëlluar.
Duke e parë gjithë ketë interesim të anëtarëve, përfaqesuesit e SBASHK-ut në pajtueshmëri me trajneren e SBASHK-ut znj. Besa Hoxha Krasniqi dhe kryetarin e sindikatës në këtë komunë z. Nazim Jakupi kanë formuar pesë grupe të trajnimit duke e dëshmuar kështu përkushtimin e kryetarit të SBASHK-ut dhe sindikatës tonë në tërësi, që gjithëmonë të mbetet mbështetëse e kërkesave të anëtarësisë.

 Për të siguruar një rrjedhë të suksesshme të këtij aktiviteti kryetari z. Rrahman Jasharaj dhe kordinatori z.Ymer Ymeri kanë pranuar që të jenë në Kamenicë edhe të shtunën dhe të dielën ,por edhe ditëve të tjera duke angazhuar edhe trajnerë të tjerë të SBASHK-ut

foto 2Sot trajnimi filloj me grupin e parë për të vazhduar të shtunën dhe në ditët në vijim jme grupet e tjera për ta përmbyllur këtë aktivitet me punë praktike për vlerësimin e arritjeve të pjesëmarrësve deri sa te përfundojn të gjitha grupet.

foto 2 2Pjesëmarrësit që tregojnë njohuri të mjaftueshme do të marrin certifikata me 32 orë trajnimi, certifikata këto që janë valide dhe ju duhen për të plotësuar numrin e kërkuar të orëve të trajnimit për përtrirjen e licencës së punës.

listatt

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2018

gazeta vjetore 2019 1

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook