Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe grupi i tretë i pushuesve po shijojnë bukuritë e bregdetit shqiptar

Edhe grupi i tretë i pushuesve po shijojnë bukuritë e bregdetit shqiptar

Të gjithë shprehin respekt për SBASHK-un dhe lavdërojnë këtë aktivitet rekreativ

foto 09.07Pasi janë përzgjedhur nga shkollat e tyre janë nisur në mëngjesin e 28 qershorit nga Mitrovica, Skenderaj, Kamenica, Gjilani, Vitia, Kaçaniku Vushtrria, Ferizaj, Hani i Elezit dhe nga ndonjë komunë tjetër për një pushim meritor organizuar nga SBASHK-u buzë valëve të detit shqiptar. Moment i veçantë ishte arritja e tyre në Kompleksin Hotelier “Bonita” dhe takimi me kolegët e tyre nga shumë komuna të Kosovës, që këtu kishin ardhur më 26 qershor.

grupi3 5“Ne jemi me fat dhe nuk do të ketë më kohë me shi, po do të shndrit dielli dhe do të kënaqemi me detin shqiptar”, flitnin me një humor të lehtë anëtarët e SBASHK-ut teksa bashkëbisedonin me kolegët e tyre të grupit të dytë të pushuesve. Kështu edhe ndodhi . Retë ikin dhe i lëshuan rrugë diellit, i cili ia shtonte bukurinë detit. Të gjithë u gjendën në plazh dhe nuk munguan as fotot e përbashkëta për t’u ruajtur si kujtim i çmuar nga këto pushime.

grupi3 4Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka bashkëbiseduar me pushuesit e të dy grupeve duke u përgjigjur edhe në shumë pyetje që ata kanë shtruar. Ai ka përgëzuar pushuesit e grupit të parë e të dytë për sjelljet dhe qëndrimin dinjitoz duke u shprehur i bindure se edhe kolegët nga grupi i tretë do të vazhdojnë të përfaqësojnë në mënyrë të denjë figurën prej mësuesi e edukatori.

Komisioni i caktuar nga SBASHK Ymer Ymeri, Avdullah Krasniqi, Nezafete Jakupi e Bajram Shala Gr.3 komisioninuk kanë të ndalur në përpjekje të pushuesit e grupit të tretë të vendosën në dhomat e tyre. Ata komunikojnë nga tavolina në tavolinë për të parë se mos ka dikush ndonjë kërkesë dhe ndalën me ta e bashkëbisedojnë. Përshtypjet e pushuesve janë të shkëlqyera. Ata janë të kënaqur me kushtet në “Bonita” dhe me kohën e bukur e me diell. Ky komision takohet çdo mbrëmje në orën 21 dhe analizon në detaje ditën e pushimeve duke përmendur përshtypjet e pushuesve , që janë plot respekt për SBASHK-un duke lavdëruar shumë edhe këtë aktivitet rekreativ.

Grupi 3 1“Njeriu mund të vij në pushime, mbase, edhe vetë, por nuk është e njëtë. Këtu , jo vetëm kushtet e mrekullueshme për pushim, por edhe mundësia për t’u parë e për të bashkëbiseduar me kolegë nga qytete të ndryshme të Kosovës e bëjnë të veçantë këtë aktivitet”, thonë njëri nga pushuesit duke bashkëbiseduar me komisionin e pushimeve.

Pushuesit e grupit të tretë janë përshëndetur më 1 korrik me kolegët e tyre nga grupi i dytë duke u dëshiruar kthim të mbarë në Kosovë dhe kanë vazhduar të grupi3 2shoqërohen me valët e detit shqiptar. Ata kanë krijuar atmosferë festë mbrëmjeve duke vallëzuar në ritmin e muzikës buzë basenit, që i ka shtuar bukurinë Kompleksit Turistik ‘Bonita”.

Këta punëtorë të arsimit do të lënë përshtypjet e tyre nga këto pushime në ditarët e SBASHK-ut, një pjesë e të cilave do të botohen në gazetën tonë të radhës “Arsimimi sot”

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook