Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe grupi i dytë i pushuesve ka përshtypje të shkëlqyera


Edhe grupi i dytë i pushuesve ka përshtypje të shkëlqyera

Shiu nuk prish atmosferën e mirë buzë valëve të detit shqiptar

Punëtorë të arsimit nga Prishtina, Podujeva, Univeristetet, Prizreni, Suhareka,  Kastrioti (Obiliqi),  Drenasi, Dragashi, Mamusha, Lipjani,dhe anëtarë të SBASHK-ut  nga insititucionet e kulturës dhe Qendra e Studentëve janë të 153 pushuesit e grupit të dytë që po pushojnë në bregdetin shqiptar. Shiu nuk prishi atmosferën e mirë mes pushuesve, të cilët kur nuk mund të përdorin plazhin,ulën dhe bashkëbisedojnë për të kaluarën, por edhe për aktualitetin në arsim duke lavdëruar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet.

Anëtarët e komisionit Rrezarta Bahtiari, Halime Rama, Marigonë Bytyqi, Blendor Shatri, Bahrie Ismaili janë përkujdesur që pushuesit të akomodohen mirë dhe në bashkëbisedë me ta kujdesën që ata të ndjehen mirë. Këtij komisioni i ndihmojnë edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i cili është ndalur vazhdimisht  me pushuesit, të cilët ishin të interesuar të dijnë pak më shumë për rrjedhën në Parlament të Projekligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet 90-ta dhe për Projektligjin për pagat , i cili është edhe pak ditë në diskutim publik. Pushuesit janë shprehur se përkrahin angazhimet e SBASHK-ut në realizimin e kërkesave të tyre dhe se ata do të jenë unik në përkushtimin dhe angazhimet sot e gjithmonë.
sbashku hotel bonita grate

Pushuesit meritojnë të lavdërohen sepse me sjelljet dhe qëndrimin e tyre të dinjitetshëm, edhe pse shiu nuk i lë shumë të shoqërohen me valet  e detit shqiptar,  po paraqiten në mënyrën më të mirë personalitetin e punëtorë e të arsimit nga Kosova. Pushuesit lavdërojnë edhe personelin e Kompleksit Hotelier "Bonita" që angazhoht vazhdimisht që të jetë në shërbim të pushuesve nga Kosova dhe të atyre që kanë ardhur nga shtete të ndryshme të Evropës. Urojmë që ditët  në vijim të jenë me diell sepse atmosfera këtu do të jetë edhe më e mirë mes pushuesve buzë  valëve të detit shqiptar. Mbrëmja e së mërkurës u bë edhe me dinamike dhe interesante në verandën e Hotelit "Bonita" më të nisur loja Brazil- Serbi dhe emocionet u shtuan kur përfaqësuesja nga Amerika Latine kaloi në epërsi me një gol të bukur të Paulinios.

Këtyre pushuesve nga 29 qershori do t'u bashkohen edhe 156 kolegë të tyre nga Mitrovica, Skenderaj, Kaçaniku, kolegët tanë nga veriu i Kosovës, Hani i Elezit , dhe komunat të tjera të Kosovës për ta përmbyllur kështu këtë aktivitet për verën 2018.

foto2qfoto5q

foto7q35162207 10215515031841664 2069858934532866048 n

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook