Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK edhe këtë vit dërgon në pushime 425 punëtorë të arsimit

SBASHK edhe këtë vit dërgon në pushime 425 punëtorë të arsimit

thumbnail 21

Duke vazhduar me angazhimet në shërbim të anëtarësisë e në shenjë respekti për punën e përkushtuar të punëtorëve e të arsimit SBASHK-u edhe këtë vit ka vazhduar me traditën e mirë për dërgimin në pushime të një numri të konsideruar të anëtarëve të vetë.

Bazuar në mjetet e akumulura në fondin për pushim e rekreacion këtë vit u bë e mundur që në bregdetin shqiptar të dërgohen 425 punëtorë të arsimit nga e tërë Kosova për pushime në bregdetin shqiptar.

Grupi i parë prej 110 pushuesve tanimë po kalojnë qaste pushimi e rekreacioni buzë valëve të detit në Durrës dhe përshtypjet e tyre janë të shkëlqyera. Ata të mbështetur nga Komisioni mbikëqyrës i SBASHK-ut, krahas pushimit, po zhvillojnë edhe takime në të cilat flasin për angazhimet sindikale dhe për mobilizimin e shtuar që duhet bërë në përpjekje arsim edhe më të mirë në Kosovë.

Me të përfunduar pushimet e grupit të parë do të dërgohen në pushime edhe 315 anëtarë të SBASHK-ut nga e tërë Kosova për ta përmbyllur kështu këtë aktivitet, që vlerësohet lartë nga punëtorët a arsimit të shtetit tonë.

thumbnail 11Përgjegjësi për mirëvajtjen e pushimeve , Ymer Ymeri duke bartur emocionet e pushuesve nga grupi i parë thotë se shumë nga ata kanë lënë të shkruara përshtypjet e tyre duke lavdëruar lartë organizimin dhe mikpritjen e personelit në Kompleksin Turistik "Bonita". Ka nga ata që janë për herë të parë në pushime në bregdetin shqiptar dhe prandaj edhe i janë falënderues SBASHK-ut për këtë mundësi që u është dhënë .

Prishtinë, më 19 qershor 2018
Zyra për informim e SBASHK-ut.

 

thumbnail 12thumbnail 14

thumbnail 15thumbnail 16

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook