Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK i trajnon udhëheqësit e sindikatave komunale për udheheqje në arsim

SBASHK vazhdon me aktivitetet në shërbim të arritjes së njohurive të reja

Forcohen kapacitetet njerëzore edhe për udhëheqje e planifikim strategjik

11.06.2018 4Plani strategjik i SBASHK-ut është duke u realizuar në përpikëri. Krahas përgatitjes së qindra veprimtarëve për udhëheqjen efektive të dialogut social, po bëhet angazhim i shtuar edhe në realizimin e objektivit strategjik për forcimin e kapaciteteve për të zbatuar udhëheqjen dhe planifikimin strategjik në Arsimin Parauniveristar. Një aktivitet i tillë këtyre ditëve është duke u zhvilluar me përfshirjen e kryetarëve të Kuvendeve të SAF e SAM dhe atë të Universiteteve.

11.06.2018 5 Ky trajnim është licencuar nga MASHT dhe përgatit kuadro për udhëheqje efektive në shkolla, por edhe në sindikatë. Me këtë aktivitet SBASHK-u angazhohet që kuadrot të jenë të përgatitura për t’u përballur me sfidat dhe për të punuar në ngritjen e vazhduehsme të cilësisë në insititucionet arsimore dhe për të qenë bartës të risive pozitive në tërë sistemin arsimor dhe në organizimin sindikal.

11.06.2018 3Në hapje të ëktij aktiviteti 4 ditor, këshilltari për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtij aktiviteti në emër të kryetarit të SBASHK-ut dhe pastaj ka treguar se ky trajnim është i licencuar nga MASHT dhe se do të zhvillohet përmes bashkëbisedës dhe shtjellimit të temave nga trajnerët e licencuar Besa Hoxha dhe Atdhe Hykolli.

Pas kësaj trajnerët të ndihmuar nga trajneri Ymer Ymeri kanë nisur me shtjellimin e temave kyçe duke e nxitur angazhimin që të portretizohet profile i drejtorit të 11.06.2018 1shekullit XXI e për të vazhduar pastaj me bazat e menaxhimit dhe udhëheqjes , me rolin e menaxherit, aftësitë e tij, me nivelet e udhëheqjes, cilat janë tipat e udhëheqësve, dallimi mes “bosëve” dhe udhëheqësve dhe çështje të rëndësishme që lidhen me udhëheqjen dhe planifikimin strategjik. Trajnimi është bërë edhe me dinamik kur është shtjellur çështja e tipave të udhëheqësve . 11.06.2018 2Pjesëmarrësit kanë veçuar tiparet e tipave të udhëheqësve duke u munduar të vënë pah të metat që ata nuk do t’i preferojnë nëse do të gjenden në pozicionin udhëheës në shkollë apo sindikatë.

Një punë e përkushtuar është bërë edhe te çështja se si përgatitet plani zhvillimor i insititucionit arsimor dhe çfarë duhet pasur kujdes kur bëjmë përgatitjen e planifikimit strategjik.

Pas shpjegimeve të trajnerëve, pjesëmarrësit kanë nisur të japin ide dhe të nisin me hapat e parë të përgatitjes së planit zhvillimor dhe të përgatitjes së planifikimit strategjik. Ata përmes shembujve praktik nga përditshmëria kanë hedhur idetë dhe hapat e parë në përgatitjen e planit zhvillimor të shkollës dhe të planit trategjik të insititucionit, që do të drejtojnë .

Pjesëmarrësit në pjesën e fundit të trajnimit do të kenë edhe pjesën praktike për të dëshmuar arritjet dhe dijen e fituar në këtë trajnim. 11.06.2018Në ditë n e tretë mes pjesë marrë sve në kë të trajnim ë shtë gjendur edhe kryetari I SBASHK-ut , Rrahman Jashraj, i cili ka pë rgë zuar kryetarë t e Kuvendeve të SAF e SAM dhe të Univeristetit pë r angazhimet në terren gjatë gjithë kë tij viti shkollor e pastaj ka shprehur respect edhe pë r trajnerë t Besa Hoxha e Atdhe Hykolli, të cilë t në më nyrë vullnetare janë duke bartur njohuritë e tyre për temat kyçe të kë tij trajnimi.  

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook