Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Reagim i SBASHK-ut ndaj disa tellallëve te Ministrit Hamza

Nuk mund të mohohet sakrifica sublime e punëtorëve të arsimit në vitet e 90-ta
Syla e Kalaj për të fituar simpatinë e Ministrit Hamza janë bërë pjesë e zyrës së tij për informim dhe i janë bashkuar kundërshtimeve të tij pa as edhe një argument kundër Projektligjit për vitet e 90-ta. Syla e Kalaj kanë shënuar rastin e parë në botë kur një sindikatë ngritët dhe mundohet të pengojë angazhimin dhe arritjet e një sindikate tjetër.
SBASHK2SBASHK-u e ka dituar se Ministri Hamza do të dalë kundër Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta , jo për ato që po i thotë tani kudo që po i krijohet mundësia, por më shumë për arsye se SBASHK-u nuk pranoi kërkesën e tij që të ndërpritej greva njëditore e 12 marsit dhe veprimet tjera sindikale.
Ministri Hamza e nisi kështu kundërshtimin ndaj këtij ligji dhe tani nuk e lë inati ta ndryshojë qëndrimin e tij, por SBASHK-un më shumë se veprimet e këtij ministri, i ka habitur paraqitja e dy udhëheqësve sindikalë , të cilat duke fshehur mospunën e tyre para anëtarësisë, nuk po lënë gurë pa rrotulluar kundër këtij projektligji, i cili u votua pas leximit të parë nga shumica e deputetëve shqiptarë dhe SBASHK-u është i sigurt se këta deputetë në shenjë respekti për sakrificën sublime për punëtorëve të arsimit shqip në vitet e okupimit do ta votojnë këtë Projektligj edhe pas leximit të dytë dhe kështu do ta shprehin respektin për ata pishtarë të dijes , të cilët e mbrojtën dritën kundër errësirës.
Blerim Syla në emër të Federatës sindikale të shëndetësisë dhe Ndue Kalaj në emër të sindikatës së administratës publike kanë shkuar edhe më larg kundër këtij Projektligji dhe u kanë dërguar shkresa Qeverisë dhe Deputetëve me kërcënimin se do të ngritin padi ndaj tyre në gjykata po u bë ky Projektligj për pishtarët të dijes. SBASHK-u është i sigurt se anëtarët e këtyre dy federatave nuk mendojnë si Syla e Kalaj sepse ata çmojnë lartë kontributin e mësimdhënësve shqiptarë në vitet e 90-ta kur të përballur me furtunat dhe dhunën e pushtuesit nuk e ndalën mësimin për as edhe një ditë dhe se edhe kur dëboheshin dhunshëm nga objektet shkollore i kthenin shtëpitë në shkolla dhe punonin e lëshonin dokumentacionin me vulën dhe emërtimin Republika e Kosovës. Ata që e përjetuan atë kohë të okupimit të rëndë e dinë se kush e sa u angazhua dhe faktet dhe vetë historia flet se ishte arsimi ai që, jo vetëm i tha jo Serbisë, por edhe vazhdoi me përkushtimin dhe me punën duke mbajtur gjallë shkëndijat e dijes dhe ëndrrën për shtetësinë e Kosovës. Kjo qëndresë e punëtorëve të arsimit ka mbetur e gjallë në kujtesën e popullit dhe prandaj individët nuk mund ta mohojnë sakrificën sublime të punëtorëve të arsimit në ato vite. Kolegët Syla e Kalaj i kujtojmë se sindikatat virtyt e kanë solidaritetin dhe i gëzohen arritjeve të cilës do sindikatë. Aq më shumë ata është dashur të shprehin këtë solidaritet sepse është SBASHK-u që me angazhime të mëdha e veprime sindikale, edhe pse e mbetur vetëm në këtë angazhim, arriti të fitojë të drejtën për 0.5 % për çdo vit shërbimi dhe frytet e kësaj arritje i shijuan edhe të gjithë të punësuarit në sektorin publik pa bërë ndonjë angazhim të veçantë për këtë. Kujtojmë se kryetari Syla i shëndetësisë ka kohë që është angazhuar edhe kundër Ligjit për sigurimet shëndetësore, ligj të cilin janë duke e pritur që sa kohë gjithë të punësuarit në Kosovë. Syla e Kalaj për të fituar simpatinë e Ministrit Hamza janë bërë pjesë e zyrës së tij për informim dhe i janë bashkuar kundërshtimeve të tij pa as edhe një argument kundër Projektligjit për vitet e 90-ta. Syla e Kalaj kanë shënuar rastin e parë në botë kur një sindikatë ngritët dhe mundohet të pengojë angazhimin dhe arritjet e një sindikate tjetër. sbashk fotoSBASHK-un në përpjekje për realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe realizimit të Ligjit për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta e kanë mbështetur edhe sindikatat simotra nga Ballkani, Evropa dhe e tërë bota duke u dërguar letra edhe Qeverisë dhe institucioneve tjera me kërkesën që këto kresa të realizohen dhe me dëshminë se SBASHK-u gëzon mbështetjen e fuqishme të tyre.
Prishtinë, 5 qershor 2018
Zyra për informim e SBASHK-ut

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook