Një aktivitet i veçantë i SBASHK-ut
Përgatitje për udhëheqje dhe planifikim strategjik në arsim
01 Qershor 2018-Krahas trajnimit për dialogun sindikal, SBASHK-u po vazhdon edhe me një aktivitet që ka zgjuar ineresimin e anëtarësisë. Është fjala për trajnimin për udhëheqje dhe planifikim strategjik në Arsimin Parauniversitar. U fillua me anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM të Mitrovicës, për të vazhduar me ata të komunës së Ferizajit. Janë këto dy komuna që këtë aktivitet janë duke e mundësuar me mjetet e kursyera vetanake sindikale.
Trajnimin me anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM të Ferizajtit e ka shpalllur të hapur kryetari i këtij Kuvendi, Rexhep Sadiku, i cili ka falënderuar SBASHK-un që ka mundësuar dhe licencuar këtë trajnim shumë të vlefshëm. Ai pastaj ka kujtuar edhe angahimet dhe arritjet në SBASHK duke u shprehur se pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të marrin njohuri të reja që do t’u gjenden në situatat kur ata do të jenë në pozitat për ta udhëhequr një insititucion apo edhe SBASHK-un në nivelin lokal a qendror.
Pas kësaj pjesëmarrësit i ka përshëndetur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj , i cili ka përgëzuar kryetarin Sadiku dhe Kuvendin e SAF e SAM të Ferizajtit për angazhimet dhe për menaxhimin me kujdes të mjete ve që u takojnë komunave duke mundësuar kështu që me mjete vetanake të organizojnë një trajnim të tillë me vlerë.
Trajnerët e licencuar për këtë trajnim Ymer Ymeri, Rrahman Jasharaj të ndihmuar nga trajneri tjetër Blendor Shatri kanë nisur të shpalosin temat e këtij trajnimi duke u ndalur te çështjet e fuqizimit të drejtorit që të hartojë dhe zhvillojë politikat arsimore në mënyrë që arsimi të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.
Pas kësaj ata në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e trajnimit kanë dhënë ide për profilin e drejtorit të shekullit XXI duke vazhduar me çështjet aktuale të menaxhimit të suksesshëm, të aftësië që dueht pasur menaxheri, cilat janë nivelet e udhëheqjes, karaketristikat e udhëheqjes efektive, planifikimi strategjik, plani zhvillimor i institucionit, analiza SWOT dhe shumë çështje të rëndësishme në shërbim që drejtori vërtetë të jetë i shekullit XXI.
Një pjesë e veçantë e këtij trajnimi i është kushtuar edhe prioriteteve dhe angazhimeve që duhen bërë në të ardhmen e afërt për të vazhduar me fuqizimin e SBASHK-ut dhe se janë bërë përgatitjet e para që pjesëmarrësit të jenë nga ata që do të kontribuojnë në përgatitjen e Planit të ri strategjik të angazhimeve të SBASHK-ut.
Duke e parë interesimin e madhe të anëtarëve , SBSASHK-u do të vazhdojë me këtë aktivitet, të cilin do ta mbështet me materialët e duhuara dhe me trajnerët e licencuar për këtë trajnim. Tranerët në angazhimet e tyre i ka ndihmuar edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala.