Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vazhdon me trajnimin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”

Pjesëmarrësit e vlerësojnë lartë këtë aktivitet sindikal
Me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve njerëzore për të marrë pjesë në mënyrë aktive në proceset e ndërlikuara të dialogut socialnë nivel lokal, kombëtarë e në nivel të Evropës, SBASHK-u është duke vazhduar me organizimin e trajnimeve me të zgjedhurit e ri në nivel shoqatash lidhur me dialogun social. Në kuadët të këtij aktiviteti është duke u zhvilluar një trajnim i tillë me kryetarë shoqatash nga shkollat e ndryshme të Gjilanit, Prizrenit, Podujevës, Vitisë, Kamenicës, Lipjanit dhe Kaçanikut.
yvNë hapje të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka folur për arritjet, por edhe për sfidat. Ai ka shtuar se njëra nga detyrat kyçe të SBASHK-ut është pëgatitja e veprimtarëve sindikal për të marrë pjesë aktive në dilogun sindikal, pasi që dialogu është njëri nga mjetet më të rëndësishme i përpjekjeve për realizimin e kërkesave të anëtarësisë me partnerët tjerë social. Kryetari Jasharaj pastaj ka treguar se deri tani janë realizuar një numër i madh trajnimesh në këtë temë dhe se janë përgatitur kuadro nga e tërë Kosova për dialogun social.
Pas kësaj trajneri i licencuar për dialogun social, Ymer Ymeri ka nisur të shpalos temat kyçe të trajnimit duke filluar nga përkufizimi për dialogun social, sfidat dhe kujdesi që duhet pasur gjatë dialogut, dialogu socil kombëtar, ai në nivel të Evropës, roli i Këshillit Ekonomik Social në Kosovë dhe fushëveprimtaria e tij, dialogu social në Evropë dhe tema të tjera që ndërlidhen me dialogun social.
rTrajneri Ymeri i ndihmuar nga kryetari Jasharaj dhe juristi i SBASHK-ut Blendor Shatri, kanë zhvilluat temat se trajnimit përmes një bashkëbisede me pjesëmarrësit dhe kjo ka bërë që të shtohet dinamika e punës dhe të ngjallet ineresimi i veprimtarëve të pranishëm sindikal në këtë aktivitet për temat dhe çështjet e shpjeguara. Po ashtu në këtë trajnim janë shtruar edhe pyetje të shumta nga pjesëmarrësit sepse temat e trajnimit kanë nxitur këta veprimtar sindikalë të përmendin çështje nga aktualiteti dhe të kërojnë edhe mendimin e trajnerëve se si do të duhej zgjidhur ato në mënyrën më të drejtë të mundshme.
Forma e tillë e angazhimit në këtë aktivitet sindikal ka bërë që pjesëmarrësit ta vlerësojnë lartë trajnimin duke shtuar se shumë nga çështjet janë tepër me rëndësi për angazhimet e tyre të suksesshme në përpjekje për mbrojtjen e kërkesave të anëarëve të shoqatave sindikale që ata përfaqësojnë.
Pjesëmarrësit kanë shprehur se i kanë shtuar njohurit për sindiklizmin në Kosovë, Ballkna, Evropë e kudo në botë se tani e tutje më lehtë e më suksesshëm do t'i qasen dialogut social në nivelin lokale e pse jo edhe në atë qendror në përpjekje për realizimin e kërkesave të punëtorëve të arsimit.
Bazuar në angazhimet dhe dimanikën e punës në këtë trajnim me të drejtë vlerësohet se në pjesën përfundimtare të këtij aktiviteti ushtrimi praktik, kur pjesëmarrësite trajnimit do të jenë ose në rolin e punëndhënësit, ose në atë të përfaqësuesit sindikal do të jetë shumë ineresant.y1

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook