Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvendi i SAF e SAM u mbajt në Rahovec

Me angazhime të përbashkëta drejt realizimit të kërkesave legjitime të anëtarësisë
Në Sallën e Asamblesë Komunale të Rahovecit është mbajtur takimi i Kuvendit të SAF e SAM për këtë komunë. Në hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit Veli Morina ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale në nivel komunal, por ka kujtuar edhe angazhimet dhe arritjet në nivelin qendror duke u ndalur të lajmi i gëzuar për aprovimin në Qeveri të Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe procedimin e tij në Parlament. Ai ka informuar anëtarësinë se ky Projektligj është gjetur edhe në Komisionin për Arsim të Parlamentit dhe se është në rrugë të mirë për të dalë sa më shpejt para deputetëve për leximin e parë dhe për procedurat tjera gjegjëse.
Kryetari Morina pas kësaj u është përgjigjur shumë pyetjeve që lidheshin me aktivitetin sindikal duke përmendur se informacionet që ka dhënë janë fryt i komunikimit të vazhdueshëm me selinë qendrore të SBASHK-ut.Kuvendi rahovec
Ai ka deklaruar se është dezinformatë çdo deklarim se do të ketë test me shkrim për mësimdhënësit, por është fjala se po punohet në MASHT që në të ardhmen të bëhen vizita nëpër shkolla nga inspektorët profesionalë të cilët nga afër do ta shohin punën arsimore edukative të mësimdhënësve në mënyrë që lëshimet eventuale të evitohen në bashkëbisedë mes të inspektorit dhe mësimdhënësit.Kuvendi 2
Në kuadër të këtij takimi me marrëveshje e duke u bazuar në kriteret gjegjëse janë caktuar shoqatat sindikale që do të dërgojnë pushues në det në kuadër të këtij aktiviteti të SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook