Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK në një ngjarje të rëndësishme të arsimit në Lisbonë të Portugalisë

Shkëmbim përvojash për përdorimin e teknologjisë informative në arsim
Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) vazhdon me aktivitetet sindikale e arsimore duke bërë bashkë përfaqësues të sindikatave nag gjithë vendet e Evropës. Një aktivitet i tillë është duke u zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë . Në këtë aktivitet me rëndësi , si edhe herëve tjera, është duke marrë pjesë edhe SBASHK-u.
ymeriNë hyrje të këtij takimi pjesëmarrësit i kanë përshëndetur Gabriela Portela, zyrtare e lartë e e Institutit të Sindikatave Evropiane të Arsimit, Drejtorja e e ETUCE për Evropën, znj. Suzan Flocken dhe në emër të UNESKO-s, znj. Natalia Amelina. Ato kanë folur edhe për rëndësinë e këtij takimi dhe kanë apeluar të pjesëmarrësit që të japin kontribut të çmuar në mënyrë që përfundimet e takimit të jenë një bazë e mirë për të bartur përvojat te mësimdhënësit e tërë Evropës.
Në këtë aktivitet me rëndësi për sindikat dhe arsimin pjesëmarrës është edhe SBASHK-u. Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri , përveç kontributit gjatë punës në grupe, ka zhvilluar edhe takime të ndara me përfaqësues të sindikatave të tjera nga shetet e Evropës duke forcuar kështu miqësinë dhe bashkëpunimin me to.
Pas kësaj punimet e këtij aktiviteti janë ndarë në grupe. Në grupin e parë ëhstë punuar në temën " Sfidat dhe mundësitë për të identifikuar pranimin dhe përshtatjen e nevojave për trajnim të TIK për mësuesit". Në këtë grup janë hapur çështjet se cila është rëndësia e mësimit të TIK për mësimdhënësit, cili është l roli i shtetit dhe punëdhënësve në trajnimin e mësuesve, si mundet të trajtohen papengesat që pengojnë një mësim më efektiv të TIK dhe pyetje të tjera me interes.
Në grupin e dytë janë shtruar pyetje që kanë të bëjnë me TIK dhe nxënësin dhe analiza e të mësuesit dhe se cilat janë rreziqet , por edhe përfitimet nga të mësuarit e analitikes.ymeri1grupin e tretë po ashtu janë shtruar çështje me                                                                                          rëndësi si përdorimi pedagogjik i të mësuarit në TIK, siguria elektronike .ymeri2 PO ashtu është shtruar pyetja se a mund të ndikojë përdorimi i robotëve dhe inteligjencës artificiale në zhvillimin e arsimimit të nxënësve me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta, cili duhet të jetë roli i sindikatave të arsimit për të promovuar një përdorim të përgjegjshëm dhe kritik të TIK dhe rrjeteve sociale e shumë pyetje të tjera të rëndësishme e që lidhen me përdorimin e zhvillimeve të hovshme teknologjike në sistemin arsimor.
Pas punës në grupe ndo të raportohet për përfundimet dhe konkluzionet, të cilat do të jenë bazë e mirë që pjesëmarrësit dijet e fituara t'i bartin në sindikatat e tyre dhe të anëtarësia në tërësi.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook