Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK takoi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Socilae, z.Skender Reçica

Prishtinë, 04.04.2018

Në kuadër të përpjekjeve për të gjetur zgjedhje për kërkesat e SBASHK-ut para datës së paraparë për grevë të përgjithshme (13 prill 2018), përfaqësuesit e SBASHK-ut sot janë takuar me Ministrin Reçica për të diskutuar për planifikimin afat-mesëm të shpenzimeve për Ministrinë e Punës.
Ministri Reçica i informoi përfaqësuesit e SBASHK-ut të udhëhequr nga kryetari Jasharaj se në planifikimin buxhetor të Kornizës Afat-mesme të Shpenzimeve 2019-2021, MPMS e ka përfshirë edhe Ligjin për Punëtoret e Arsimit Shqip që punuan në vitin shkollor 1990 deri në vitin 1999, të cilin propozim kjo Ministri e ka përcjellë në Ministrinë e Financave.IMG 0760
Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj, falenderoi Ministrin Reçica për angazhimin dhe planifikimin e buxhetit për Ligjin në fjalë në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021 duke kërkuar nga ai që të bëj përpjekje në kuadër të Qeverisë, që meqenëse ky Ligj është paraparë nga MPMS në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021 edhe përkundrazi që nuk është aprovuar ende në Qeveri, Ligji në fjalë të kaloi në Qeveri dhe të procesohet në Parlament.
Gjatë ditëve në vijim SBASHK-u gjithashtu do të bëjë përpjekje maksimale që të takoj edhe akterët tjerë në këtë proces, si Ministrin e MASHT-it z.Bytyqi, gjithashtu edhe Kryeministrin z.Haradinaj, në mënyrë që kërkesat e SBASHK-ut të realizohen para datës 13 prill.
Njëherit SBASHK-u falënderon Komisionin Parlamentar për Arsim për kërkesën që i ka drejtuar Kryesministrit për aprovimin e këtij Ligji dhe dërgimin e tij drejt Kuvendit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook