Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajtë grevë një ditëshe në tërë sistemin arsimor të Kosovës

Prishtinë, 12.03.2018

19718852 1988696244491291 940221559 oThirjeve të kryetarit të SBASHK-ut për grevë një ditëshe, në ditën e sotme 12 mars 2018, e bazuar edhe në Rezolutën e Kongresit të 7-të të SBASHK-ut për veprime sindikale, i janë përgjigjur të gjitha shoqatat sindikale në arsimin fillor e të mesëm dhe në universitetet që janë pjesë e SBASHK-ut.
Grevës iu kanë bashkangjitur edhe një numër i atyre pak shoqatave sindikale që nuk janë anëtare të SBASHK-ut.
Para se të fillojmë të përshkruajmë aktivitetin ditor të zhvillimeve gjatë ditës së sotme, të nderuar anëtarë të SBASHK-ut, në emrin tuaj dhe në emër të të gjitha organeve të SBASHK-ut, duam ti falënderojmë mediat, të cilat që nga ora 7 e mëngjesit dhe deri në këtë moment që ne po shkruajmë këtë raport, gjithëmonë janë në mesin tonë dhe ne përmes tyre po iu përcjellim ngjarjet që janë zhvilluar ditën e sotme, por gjithashtu ato po përcjellin edhe reagimet e disa organizatave, që nuk kanë qëllim zgjedhjen e çështjeve të ngritura, por mundohen të thellojnë problemet në arsim.28822758 1988696044491311 1538891881 o
Gjithashtu një falenderim shkon edhe për mirëkuptimin e nxënësve, studentëve dhe prindërve për mbështetjen e tyre morale që i kanë bërë anëtarëve tanë.
Më lejoni të iu informoj se në bazë të shënimeve të Këshillit Qendror Grevist, greva e sotme ka filluar ashtu siç është paraparë, në ora 9 dhe ka pasë rrjedhë normale për të përfunduar ashtu siç ishte vendimi, në orën 12.
Besojmë se ky do të jetë alarm i mjaftueshëm për institucionet e Kosovës që të ulen dhe me veprime konkrete të bëjnë zgjedhjen e kërkesave tona legjitime. Me të filluar greva, kryetari i SBASHK-ut bashkë me bashkëpunëtorë vizitoi mësimdhënësit grevist në sh.f"Dardania" dhe "Ismail Qemali" në Prishtinë.
Kolegët tanë në të dy këto institucione arsimore por edhe kudo në shkollat dhe universitetet e Kosovës vazhdojnë të na japin përkrahje të fuqishme duke përsëritur kërkesën që të qëndrojnë në përpjekjet për realizimin e kërkesave legjitime duke na kujtuar se kemi mbështetjen dhe besimin e tyre të plotë.28942323 1047537618720004 700746618 o
Në disa fotografi të realizuara nga SBASHK por edhe nga mediat, në ambientet ku po mbahej greva, edhe pse mësimdhënësit kanë informata se në grevë janë të gjitha shkollat e Kosovës, që tregon një unitet të madh mes anëtarësisë së SBASHK-ut, prapë se prapë në fytyrat e tyre vërehet një keqardhje pse insitucionet shtetërore po i detyrojnë ta përdorin grevën si mjet për realizimin e kërkesave, në vend që kjo të zgjidhet përmes dialogut.
E njëjta çështje është vërejtur edhetek udhëheqësit e SBASHK-ut nga niveli qendror deri te ai lokal, të cilët në asnjë moment përgjigjen masovike të anëtarësisë për grevë nuk e kanë shprehur si fitore ndaj punëdhënësve, por si tërheqje e vërejtjes atyre që kërkesat të realizohen ashtu siç është premtuar dhe kudo është bërë apel për plotësimin e kërkesave para datës 13 prill, përndryshe me datë 13 prill e tutje përsëri anëtarësia e SBASHK-ut me shumë keqardhje do të gjindet në grevë me kohë të pacaktuar dhe përgjegjësinë për këtë e mbajnë ata të cilët po e pengojnë realizimin e këtyre kërkesave.28942558 1732589070131996 1501198708 o 1
Grevistët nëpër shumë komuna e shkolla u vizituan edhe nga Kryesia e SBASHK-ut dhe kryetarët e nivelit komunal si dhe kryetari i SUSHK-ut, ku biseduan për së afërmi me grevistët dhe në të gjitha këto takime, anëtarësia e SBASHK-ut kërkoi nga ta që në asnjë mënyrë mos të tërhiqen nga veprimet sindikale deri në realizimin e kërkesave tona legjitime.
SBASHK-u bëri një analizë të grevës edhe në praninë e një numri të madh mediash përmes konferencës për media. Kryetari i SBASHK-ut pasi njoftoi mediat për rrjedhën e grevës dhe raportet e arritura nga tereni, që flasin për pjesëmarrje masive në këtë veprim sindikal, ai përmendi edhe njëherë kërkesat për t'u ndalur pastaj te takimi me ministrin Hamza dhe deklaratave të dala nga kabineti i tij.
Kryetari i SBASHK-ut theksoi se deklarata e tillë nuk përkon me realitetin dhe veçmas prononcimi para mediave i këshilltarit të tij, kishte tendencë të dezinformimit të opinionit.28943106 1988695934491322 1387507314 o
Duke demantuar deklaratat e këshilltarit të ministrit Hamza se gjoja u dashkan për vitin e dytë të implementimit të Ligjit më shumë së 12 milion euro, menaxheri për financa dhe këshilltari Ymer Ymeri ka përmendur fakte të bazuara në vet shkresën e Ministrisë së Financave, në të cilën thuhet se për implementimin e Ligjit të viteve të '90-ta, do të duheshin jo më shumë se 2 milion e gjysme euro për vitin e parë e për vitin 2019, 2 milion e 700 mijë euro. Pra, është dezinformatë e këshilltarit të ministrit Hamza se për vitin e dytë u dashkan gjoja 12 milion euro.
Këtë deklarim menaxheri Ymeri e ka përforcuar duke ua shpërndarë mediave këtë shkresë të Ministrisë së Financave, që mbanë datën 12.02.2018
Gazetarët janë interesuar të dinë se çfarë do të veprojë SBASHK-u tani e tutje, nëse institucionet shtetërore nuk veprojnë në realizimin e kërkesave tanimë të bëra publike.
Kryetari i SBASHK-ut u përgjigj duke thënë se nga 12 marsi e deri më 13 prill do të insistohet prapë në dialog dhe se Qeveria ka mjaft kohë për të reflektuar, e nëse nuk ndodh kështu atëherë Rezoluta e Kongresit të 7-të është ajo që obligon kryetarin dhe Kryesinë që me 13 prill të shpallë grevë të përgjithshme e në kohë të pacaktuar deri në realizimin e kërkesave.Untitled
Kryetari i SBASHK-ut duke u përgjigjur në interesimet e gazetarëve, ka kujtuar se nesër mësimi zhvillohet sipas orarit të paraparë dhe kështu do të ndodhë deri më 13 prill, nëse nuk ka veprime konkrete nga Qeveria në realizimin e kërkesave tona.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook