Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Reagim i SBASHK-ut ndaj një deklarate të KMDLNJ-së

Deklarimet pa argumente gjithmonë janë tendencioze

Prishtinë,15.02.2018
Reagimi i KLMDNJ-së ka merituar kundërpërgjigje që dje, por SBASHK ishte i zënë me organizimin e një greve, në të cilën u dëshmua uniteti i të punësuarve në tërë arsimin e Kosovës. Reagimi i KMDLNJ-së lidhur me grevën tonë njëorëshe dhe gjithë ajo që thuhet në këtë reagim është pa as edhe një argument dhe prandaj e vlerësojmë si është deklaratë tendencioze. logo
Jo vetëm SBASHK-u, por edhe Federata të tjera sindikale dhe e tërë BSPK-ja i janë drejtuar të gjitha koalicioneve dhe subjekteve politike që garonin në zgjedhjet e qershorit që të bashkëbisedojnë për çështjet dhe të nënshkruajnë marrëveshje që do të obligonin cilin do fitues që me krijimin e Qeverisë të implementonin pikat e marrëveshjes. Ne tani po insistojmë edhe me veprime sindikale pikërisht që kjo të bëhet nga Qeveria Haradinaj. Pra, as SBASHK-u e as të tjerët , nuk janë rreshtuar politikisht dhe nuk është e vërtetë se i kemi siguruar vota dikujt sepse anëtarësia jonë voton lirshëm për subjekte të ndryshme politike dhe vetë anëtarët e dinë pozicionin e SBASHK-ut ndaj subjekteve politike dhe qeverisë e institucioneve tjera të shtetit prandaj deklarata juaj për rreshtim politik të SBASHK-ut është pa as edhe një argument dhe prandaj është deklarim dhe vlerësim paushall .
Edhe vlerësimi paushall i KMDLNJ –së se SBASHK-u ka keqpërdor nxënësit për arritjen e qëllimit ët grevës është i pa bazuar dhe tendencioz . Apeli ynë që prindërit të na përkrahin dhe ta kemi mirëkuptimin edhe të nxënësve nuk është shkelje e të drejtave të askujt. Ne kërkuam që nxënësit të mos shkojnë në shkollë në orën e parë për hir të sigurisë së tyre sepse kur ka grevë nuk punohet dhe prandaj nxënësit nuk kanë pse të shkojnë në shkollë për të qenë të sfiduar nga ndonjë zënkë a problem tjetër. Edhe me nxënësit në shkollë greva e shpallur mbahet, por me nxënësit në klasë e pa praninë e mësimdhënësit mund të ndodhin zënka a ndonjë veprim i pa qëllimshëm i nxënësve ndaj inventarit të shkollës.
Ju dhe një grusht individësh të tjerë, që po na "këshilloni" që të gjejmë formë tjetër të veprimit, pse s'po e thoni cila është ajo. Ne po angazhohemi që nga viti 2013 për një ligj që njeh sakrificën e punëtorëve të arsimit që mbrojtën arsimin dhe kulturën tonë në vitet e okupimit dhe kushdo që kundërshton veprimet tona sindikale del se është mohues i asaj sakrifice sublime dhe kjo nuk u bën nder. Kur jemi të angazhimet tona për Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta do ta këshilloja cilin do individë që të mos flasin keq sa për të thënë diçka kundër personazheve më pozitive të asaj kohe të ndritur të rezistencës sublime të mësuesve. Populli e ka thënë të vërtetën dhe vlerësimin më real për ato vite sepse ishte krah punëtorëve të arsimit që po vënin gurët e parë të themeleve të shtetësisë së shtetit tonë. Ky angazhim yni dhe veprimet tona sindikale ka përkrahjen edhe të 11 milionë anëtarëve të sindikatave të arsimit të Evropës, përkrahje kjo e dëshmuar me shkresë zyrtare nga Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës me seli në Bruksel.
Krejt në fund i kujtoj KLMDNJ-në se greva është mjet legjitim i reagimit sindikal dhe mbrohet edhe me Ligjin mbi grevat dhe me dokumente e Konventa ndërkombëtare. Ju duke kritikuar e mohuar këtë të drejtë po shkelni në të drejtat tona elementare dhe në liritë e organizimit dhe veprimit sindikal .

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook