Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u fillon me veprime sindikale

Prishtinë, 10.02.2018

sb10

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka vendosur unanimisht që të fillohet me veprime të përshkallëzuara sindikale. Kështu që më 14 shkurt do të fillohet me grevën njëorëshe që nënkupton grevë në orën e parë të mësimit në ndërrimin e paradites dhe në atë të pasdites, për të vazhduar më 20 shkurt me grevën dyorëshe në të dy ndërrimet. U vendos që për veprimet tjera të debatohet edhe më 24 shkurt në Kongresin e SBASHK-ut duke insistuar që atëherë të shpallet greva e përgjithshme deri në realizimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes së 5 qershorit 2017 , por duke mos përjashtuar edhe format tjera të veprimit sindikal, siç janë edhe protestat masive në Prishtinë.

Pasi ka mbajtur takimin e rregullt për të analizuar përgatitjet për Kongresin zgjedhor , që mbahet më 24 shkurt 2018, Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, po të shtunën , ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm për të analizuar deklarimet me shkrim të anëtarësisë dhe për të marr veprime sindikale për shkak të mos respektimit nga ana e Koalicionit, që tani udhëheq me Qeverinë, të marrëveshjes së nënshkruar me SBASHK-un, më 5 qershor 2017.sb104
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka informuar anëtarët e Këshillit Drejtues me përpjekjet që ai me bashkëpunëtorët kanë bërë që në takimet dhe dialogun me Kryeministrin Haradinaj , me Zv/Kryeministrat Limaj e Hoxhaj, me Ministrin Bytyqi e Ministrin Hamza të realizojnë premtimet nga Marrëveshja e nënshkruar me tani kryeministrin Haradinaj dhe me Kryeparlamentarin Veseli. Anëtarët e Këshillit Drejtues janë deklaruar se në shenjë respekti për të gjithë ata që punuan në vitet më të vështira të Kosovës, e veçmas në lartësim të kujtimit për kolegët tanë të asaj kohe, që kanë kaluar në amshim tenderojnë kategorik në mbrojtjen e Ligjit mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të 90-ta dhe pasi dialogu deri tani nuk ka dhënë rezultatin e premtuar që ky Projektligj të shkojë në Qeveri e pastaj edhe në Parlament, ashtu si është thënë edhe në Marrëveshjen e 5 qershorit 2017, të fillohet me veprime sindikale. " Qeveria e Kosovës as në 10 vjetorin e Pavarësisë nuk i nderoj me ligjin e merituar ata që vunë themelet e shtetësisë", ishte kritikë e Këshillit Drejtues drejtuar krerëve të institucioneve të Kosovës.
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka vendosur unanimisht që të fillohet me veprime të përshkallëzuara sindikale. Kështu që më 14 shkurt do të fillohet me grevën njëorëshe që nënkupton grevë në orën e parë të mësimit në ndërrimin e paradites dhe në atë të pasdites, për të vazhduar më 20 shkurt me grevën dyorëshe në të dy ndërrimet. sb103U vendos që për veprimet tjera të debatohet edhe më 24 shkurt në Kongresin e SBASHK-ut duke insistuar që atëherë të shpallet greva e përgjithshme deri në realizimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes së 5 qershorit 2017 , por duke mos përjashtuar edhe format tjera të veprimit sindikal, siç janë edhe protestat masive në Prishtinë.
SBASHK-u kërkon mirëkuptim nga prindërit dhe nxënësit duke treguar se këto veprime janë të shtërnguar t'i marrin jo me dëshirën e tyre, por për shkak të mos angazhimit të institucioneve për realizimin e obligimeve të tyre.

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2017

Gazeta Vjetore

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook

Butoni posht