Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Drejtori i Arsimit të Prishtinës priti përfaqësuesit e SBASHK-ut

Prishtinë, 01.02.2018

Delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga nënkryetari i parë Lutfi Mani dhe menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë takuar sot me drejtorin e DKA-së së kryeqytetit z.Jonuz Salihu.
Delegacioni i SBASHK-ut ka informuar z.Salihun për angazhimet që kjo sindikatë bënë në shërbim të anëtarësisë dhe për përpjekjet që të realizoj kërkesat nga Kontrata Kolektive.DKA pr
Ata i kanë dhënë theks të veçantë përkushtimit lidhur me projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit të Republikës së Kosovës për vitet '90 duke kërkuar edhe mbështetjen e tij që ky ligj sa më parë të jetësohet.
Ata i kanë bërë apel z.Salihut që Prishtina të realizojë Kontratën Kolektive e veçmas çështjen e pagave jubilare dhe tre pagave përcjellëse me rastin e pensionimit, pa pasur nevojë që kjo çështje të zgjidhet përmes Gjykatës.
Drejtori i DKA-së së Prishtinës, z.Salihu ka shprehur respekt për punën e SBASHK-ut duke u shprehur se është për një bashkëpunim korrekt e të vazhdueshëm me SBASHK-un. Ai ka shtuar se do të mundohet që t'i mbështes kërkesat e SBASHK-ut duke gjetur mundësi për realizimin e tyre sa u takon mësimdhënësve të kryeqytetit.
Poashtu z.Salihu i ka premtuar SBASHK-ut se do të jap kontribut brenda kompetencave të tij për ta jetësuar sa më parë ligjin për statusin e mësimdhënësve të viteve '90.
Ai kërkoi nga SBASHK-u që të vazhdoj me angazhimet e përbashkëta për një arsim edhe më cilësorë.

Butoni posht