Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SHFMU "Ali Ajeti “ në Sfeçël i bashkohet SBASHK-ut

Prishtinë, 26.01.2018

Arsimtarët e SHFMU "Ali Ajeti " në Sfeçël kanë nënshkruar edhe formularët për grevën e paralajmëruar nga SBASHK-u.

Sindikata e AF dhe e AM të Podujevës në kuadrin e aktvivitetit sindikal, sot ka zgjedhur kryesinë dhe kryetarin e Shoqatës Sindikale të SHFMU"Ali Ajeti " në Sfeçël " . Në këtë mbledhje ku ishte i pranishëm edhe kryetari i SAF e SAM të Podujevës, Fadil Halimi, mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë zgjedhur Kryesinë prej 5 anëtarëve me kryetar arsimtarin Burim Bajgorën dhe nënkryetare, mësuesen Shukrije Bajramin. thumbnail

Në hapje të takimit, kryetari i SAF e SAM të Podujevës, ka përshëndetur anëtarët e rinj të SBASHK-ut, pastaj ka bërë një pasqyrim të angazhimeve, arritjeve dhe sidave të sindikalistëve të arsimit në këtë komunë. Ai po ashtu në kuadër të bashkëbisedimit me anëtarët e Shoqatës sindikale të shkollës"Ali Ajeti " u është përgjigjur shumë pyetjeve për çështje të caktuara sindikale.

Arsimtarët e kësaj shkolle poashtu kanë nënshkruar edhe formularët për grevën e paralajmëruar nga SBASHK-u dhe janë pajtuar për veprime të mëtejme sindikale.

SBASHK-ut , kohë më parë I janë bashkangjitur edhe Shkollat fillore të Mesmë të ulta të qytetit "Shaban Shala" e Enver Maloku" e "Ibrahim Rugova"

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook