Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Bashkëbisedë me ju anëtarë të SBASHK-ut

Prishtinë, 18.01.2018

Rrahman JasharajTë nderuara kolege, të nderuar kolegë , anëtarë të SBASHK-ut kudo jeni ju përshëndes.
Ju kujtohet para 4 vitesh një grup i vogël njerëzish ishin kthyer në mikrobe dhe po mundoheshin që me fyerje, shpifje e gënjeshtra të përçanin SBASHK-un. Ne bashkërisht dhe me unitet, përkushtim e me arritje të një pas njëshme i dërguam këta mikrob në deponinë e plehrave.
Këta mikrob duke menduar se jemi në një moment të vendimeve të vështira mund të rinisin me shpifje e gënjeshtra me të njëjtin qëllim që të na përçajnë .
Të nderuara kolege, të nderuar kolegë , anëtarë të SBASHK-ut ne bashkërisht ne këto 4 vite kemi shënuar arritje, që nuk janë të vogla . Jemi nga sindikatat më të organizuara dhe më e fuqishme, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan . Gëzojmë respekt të Evropë e kudo në botë.
Bashkërisht kemi arritur të nënshkruajmë Kontratën Kolektive , e cila na hapi rrugë, që nëse institucionet nuk realizojnë kërkesat tona të bazuara në Kontratë, këto t'i realizojmë nëpër gjykata dhe kështu po bëjmë. Shumë kolegë tanë të pensionuar të mbështetur në gjykata nga SBASHK kanë marrë shpërblimet jubilare dhe tri paga me rastin e pensionimit. Të gjithë anëtarët tanë të pensionuar do ta gëzojnë këtë fitore.
Bashkërisht u angazhuam dhe vepruam me mjete sindikale në momentin e duhur dhe fituam 0.5 % për çdo vit shërbimi,
Të vetmit në Kosovë kemi kontrata pune në kohë të pacaktuar vetëm pas një viti pune,
Jemi të vetmit që fituam betejën dhe kolegëve tanë që pensionohen ju numërohen si vite kontributdhënëse vitet e 90-ta. Ju kujtohet ata filluan t'i dërgonin në pension me 75 euro, por SBASHK-u me angazhime të mëdha bëri të përmirësohet ky defekt dhe ata marrin pensione të plota,
Të nderuara kolege, të nderuar kolegë , anëtarë të SBASHK-ut jemi në centimetrat e fundit të një rrugëtimi të gjatë të përpjekjeve që ta dërgojmë në Parlament Ligjin për statusin punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta . Ta ruajmë unitetin dhe ta arrijmë këtë sukses të madh për hir të gjithë atyre që me sakrifica sublime mbrojtën gjuhën shqipe dhe arsimin e kulturën kombëtare nga furtunat e pushtuesit.
Të nderuara kolege, të nderuar kolegë , anëtarë të SBASHK-ut kemi edhe shumë punë e angazhime. Kemi arritur shumë fitore e në këtë rrugëtim mund ta kemi edhe ndonjë betejë të humbur, por bashkërisht e unik do ta fitojmë çdo luftë në shërbim të anëtarësisë. Ta ruajmë unitetin dhe respektin e ndërsjellë në mënyrë që mikrobet e përçarjes , edhe nëse janë nisur drejt nesh, t'i kthejmë parë në deponinë e mbeturinave.

 

Me respekt,

Rrahman Jasharaj

Kryetar

Butoni posht