Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u marrëveshje me Poliklinikën “Olive Medicinal Group”

Zbritje çmimesh 20 , gjegjësisht 25 % për teste dhe analiza

Prishtinë, 18.01.2018

olive2Në angazhimet e vazhdueshme që të jetë në shërbim të anëtarësisë SBASHK-u ka nënshkruar edhe një marrëveshje për zbritje çmimesh të shërbimeve. Kësaj radhe marrëveshja ka të bëj me Poliklinikën "Olive Medicinal Group" , e cila ndodhet në Lagjen "Kalabria" të Prishtinës. Përgjegjësit e këtij institucioni shëndetësor me rastin e solemnitetit të nënshkrimit të marrëveshjes kanë thënë se këtë po e bëjnë në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin e punëtorëve të arsimit në edukimin dhe arsimimin e brezave. Kryetari i SBASHK-ut ka falënderuar stafin udhëheqës të kësaj Poliklinike dhe është shprehur se ky është edhe një angazhim i përbashkët në shërbim të anëtarësisë. oliveee

Marrëveshja saktëson se ajo mundëson pranimin e pacientëve, marrja e mostrave dhe testimi, dhënia e rezultateve dhe nëse ka nevojë edhe konsultimi me mjekun.

Në marrëveshje është saktësuar se shërbimet e laboratorit për anëtarët e ngushtë të familjeve do të jenë me zbritje prej 20 % nga çmimi në kohën e kryerjes së këtij shërbimi , kurse për vetë anëtarët e SBASHK-ut kjo zbritje do të jetë 25 %.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook