Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për PISA 2018 “Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”

Prishtinë, 30.11.2017

KONFE3011

Një delegacion i SBASHK-ut, kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për PISA 2018 "Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë", të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Në këtë Konferencë të pranishëm ishin edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj, Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë z.Shyqiri Bytyqi, zv/Ministrja e Arsimit të Shqipërisë znj.Besa Shahini, Ambasadori i Gjemanisë në Kosovë z.Christian Heldt dhe personalitete tjera ndërkombëtare dhe vendore.KONFER3011
Në fjalë rasti Kryeministri Haradinaj, tha "kemi Testin PISA, i cili është nxjerr shumë i dobët, shumë keq dhe që na turpëron si Kosovë. Më së miri për ne është t'i shohim shkaqet pse është kështu", duke shprehur gatishmërinë për kontributin e tij dhe të Qeverisë për të ndryshuar këtë gjendje.
Gjithashtu Kryeministri tha se mos koordinimi në mes të Ministrisë së Arsimit dhe të Komunave, shpie deri te një implementim jofunksional, duke shprehur bindjen se edhe plan- programet shkollore për nivelin fillor dhe të mesëm, janë ende eksperimentale, dhe se shkollat tona janë punuar vetëm si objekte dhe jo si qëllim edukimi, duke mos dhënë porosinë si institucion arsimor.30 11 2017 ZKM 1 3
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z.Bytyqi në fjalën e tij përshëndetëse tha se reformat në arsim duhet të sjellin ndryshim pozitiv, jo vetëm në rezultate arsimore, por edhe në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror dhe si e tillë këtë gjë duhet bërë bashkërisht. Ministri, me këtë rast ka falënderuar Qeverinë Gjermane, e cila ka ofruar përvojat më të mita ndërkombëtare sa i përkët testit PISA, ndërkaq shtoi se MASHT ka mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e cilësisë së arsim.
Ndërkaq Kryetari i SBASHK-ut Rrahman jashari si pjesë e panelit prezantoi "Deklaratën e Prishtinës" – Roli i mëimdhënësve dhe rekomandimet që kanë dalur nga konferenca e organizuar nga SBASHK dhe GIZ gjatë muajit tetor me temën "Mësimdhënësit formojnë të ardhmen e Kosovës" , ku theksoi se SBASHK-u si cdoherë edhe tani përveq rolit që ka për mbrojtjen e mësimdhënësve, me gjithë potencialin e vet angazhohet edhe për ngirtjen e cilësisë në arsim.KONFERN3011 E kjo më së miri dëshmohet edhe me realizimin e konferencës së lartcekur, nga e cila konferencë dolën edhe rekomandimet lidhur me PISA 2018, ku do ti cekim disa nga ato:
• Arsimi në Kosovë ka nevojë dhe duhet të krijojë kapacitetet për një qeverisje, udhëheqje dhe menaxhim cilësor dhe efikase në institucionet arsimore të të gjitha niveleve në shkallë vendi.
• MASHT duhet vazhdimisht të ngrisë cilësinë dhe të sigurojë gjithëpërfshirje në arsimin fillor dhe të mesëm, duke siguruar përfshirje të shtuar të fëmijëve në edukimin parashkollor.
• Ndërtimi i mekanizmave dhe funksionalizimi i tyre për zhvillim te vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve dhe ofrimi i shërbimeve cilësore në shkollë. Kjo të rregullohet edhe Udhëzim Administrativ për hartimin e Planit Individual të zhvillimit profesional të mësimdhënësit.
• Krijimi i mjedisit miqësor, të shëndetshëm dhe të sigurtë për të gjithë komunitetin e shkollës, duke krijuar ambient shkollor joshës për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.
• MASHT duhet të siguroj sistem dhe mundësi për avancimi të mësimdhënësve ne karriere - ngritje të vazhdueshme profesionale

• Furnizimi i shkollave me material konkretizues të mësimit si dhe pajisje teknologjike dhe kabinetike për lëndë dhe fusha kurrikulare.
• Trajnimet e mësimdhënësve për kurrikulën e re të jenë në vazhdimësi dhe mësimdhënësi duhet të ketë rol dominues ne hartimin e planprogrameve kurikulare në bashkëpunim me MASHT
• Përpilimi urgjent i teksteve shkollore, tekste te reja ne baze te reformave kurikulare, me pjesëmarrjen e mësimdhënësve nga edukimi parafillor deri te mësimdhënësit e shkollave në arsimin e mesëm të lartë
• MASHT –i të këtë efekt pozitiv duke prezantuar e diskutuar përparësitë dhe mangësitë e Testit PISA duke ngritur vëmendjen për rëndësinë dhe efektin e rezultateve në raport me punën në shkolla dhe në njësitë akademike që përgatisin mësimdhënës.
• MASHT-i dhe partnerët duhet të mbështesin trajnimin e mësimdhënësve ne nivel vendi, sidomos në fushat/lëndët të cilat janë objekt i testimit në testin PISA. Trajnimet specifike të orientohen në zhvillim e shkathtësive dhe njohurive në lexim-kuptim, matematikë dhe shkenca.
• MASHT-i të filloj sa mv parë hartimin e teksteve shkollore bashkëkohore, me udhëzues për mësimdhënër, libër të nxënësit dhe materiale tjera mësimore me detyra të zbatueshme dhe të nevojshme në jetën e përditshme.
• Të marrë pjesë aktive në grupe të ndryshme punuese të MASHT dhe akterëve tjerë për të përfaqësuar dhe mbrojtur pozitën dhe statusin e mësimdhënësve të Kosovës.
• Të sigurohet dhe të mbështetet zbatimi i kontratës kolektive dhe licencimi e vancimi në karrierë i mësimdhënësve.
• Përfaqësimi dhe përfshirja aktive në procese vendimmarrëse, komisione e këshilla, për të fuqizuar rolin e mësimdhënësve si promotor dhe bartës kryesor pvr avancim të cilësisë në arsim.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook