Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Agjenda e zgjedhjeve në SBASHK po realizohet edhe në Universitete

Respekt për angazhimet e SBASHK-ut në Universitetin "Ukshin Hoti"

Prishtinë, 29.11.2017

UPZPasi me kohë janë kryer zgjedhjet nëpër njësitë akademike të UP-së dhe Universiteteve tjera të Kosovës me sukses po realizohen edhe zgjedhjet në Kuvendet sindikale të këtyre institucioneve të arsimit të lartë superior. Pas Kuvendit zgjedhor në Universitetin Isa Boletini " të Mitrovicës dhe atë të Prishtinës "Hasan Prishtina", është mbajtur një aktivitet i tillë sindikal edhe në Universitetin "Ukshin Hoti" të Prizrenit. Në hapje të këtij Kuvendi zgjedhor, kryetari i SUSHK-ut, Bardh bardhi bashkë me sekretarin prof. Dr. Elez Krasniqi kanë përshëndetur pjesëmarrësit në emrin e tyre dhe të kryetarit të SBASHK-ut. Pas kësaj ata kanë shpalosur edhe momente nga arritjet e shumta të SBASHK-ut duke mos harruar edhe sfidat dhe angazhimet që duhet bërë në shërbim të anëtarësisë.

Në pjesën e dytë të këtij takimi është filluar me procesin zgjedhor në një garë të fortë mes kandidatëve për çdo funksion sindikal në këtë Universitet që mbanë emrin e një njeriu të madh të kombit tonë.

UPZZAnëtarët e këtij Kuvendi me votën e tyre të fshehtë kanë vendosur që kryetar i Kuvendit të këtij institucioni të arsimit të lartë e superior të zgjidhet Përparim Avdullahu, nënkryetar Blerim Shehu dhe Blerta Hajra, Shaban Bajrami e Xhevat Kallaba anëtarë të kryesisë. Kryesia dhe gjithë anëtarët e SBASHK-ut në këtë Universitet janë zotuar se do ta ruajnë atmosferën e mirë dhe unitetin sindikal dhe do të japin kontributin e tyre në angazhimet për realizimin e kresave të anëtarësisë, jo vetëm të këtij institucioni arsimor, por edhe të kolegëve sindikalistë kudo në Kosovë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook