Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt Kuvendi zgjedhor në Universitetin “Hasan Prishtina”

Unitetet dhe gatishmëri për angazhime të reja në kuadër të SBASHK-ut

Prishtinë, 24.11.2017

UP24Edhe në Universitetet e Kosovës janë duke u mbajtur me sukses Kuvendet zgjedhore për t'u krijuar kështu parakushtet për mbajtjen e Kuvendeve në të tri nivelet arsimore. Në kuadër të realizimit të kësaj agjende në ambientet e Fakultetit Fillologjik përfaqësuesit sindikal në të gjitha njësitë akademike të Universitetit "Hasan Prishtina" kanë mbajtur Kuendin zgjedhor. Në fillime të këtij Kuvendi kryetari i SUSHK-ut, Bardh Bardhi ka përshëndetur kryetarin SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e administratë e këshilltar për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri.UPP Ai pastaj ka theksuar se në frymën e re të organizimit sindikal janë duke u mbajtur Kuvendet zgjedhore në të gjitha Universitetet që janë anëtare në SBASHK në mënyrë që të mbahet edhe Kuvendi zgjedhor i SUSHK-ut, pra Kuvendi i Sindikatës së Universiteteve dhe Shkencës së Kosovës.

Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit dhe pastaj ka theksuar se me unitetin e krijuar SBASHK-u ka shënuar arritje të shumta, por ka edhe mjaft punë e angazhime që duhet bërë në përpjekje për të realizuar kërkesat legjitime të anëtarësisë në tërë sektorin e arsimit të Kosovës .

Në vazhdim të punimeve të këtij Kuvendi është kaluar në propozimin e kandidatëve për funksionet gjegjëse dhe është bërë eedhe votimi i fshehtë. Në një garë mjaft të fortë anëtarët e këtij Kuvendi me votën e tyre kanë zgjedhor kryetar të këtij kuvendi, z.Mustafë Emini, kurse nënkryetar znj. Flutura Demolli. UPRAnëtarë të kryesisë janë zgjedhur: Gani Duli, Fisnik Bulaku dhe Besim Canolli.

Pasi të mbahen Kuvendet edhe në Universitetet tjera të Kosovës do të mbahet Kuvendi zgjedhor i SUSHK në kuadër të SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook