Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Reagim i SBASHK-ut ndaj idesë së Ministrit Bytyqi për mësimin tërë ditor

Eksperimentet e vazhdueshme e kanë dëmtuar arsimin në Kosovën e pasluftës

Prishtinë,07.11.2017
Sipas praktikave të vendeve të Evropës nuk janë mësimdhënësit e njëjtë ata që angazhohen gjatë tërë mësimit tërë ditor. Janë kuadro të tjera arsimore e mbështetëse që angazhohen pas dite më nxënës. SBASHK i kujton MASHT-it dhe DKA-ve se me mësimdhënësit që tani janë në sistemin arsimor nuk mund të mendohet aplikimi i mësimit të tillë tërë ditor sepse ata kanë normat e tyre të plota 20 orë mësimore me nxënës dhe 20 orë të tjera për përgatitje për procesin mësimor dhe për komunikim me nxënës e me prindër dhe prandaj ata nuk mund të obligohen që të punojnë mbi këtë normë të përcaktuar me Ligj dhe me Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës.logo
Është e natyrshme që SBASHK-u e përcjell me kujdes çdo paraqitje publike të MASHT-it dhe analizon në detaje çdo ide të re lidhur me arsimin , që vjen nga Ministri dhe institucionet tjera të shtetit tonë.
Idenë e Ministrit Shyqiri Bytyqi për arsimin tërë ditor në Kosovë dhe deklarimin e tij se "MASHT synon që në vitin e ardhshëm të fillohet mësimi tërë-ditor në ato shkolla që ka kushte, mirëpo, sipas identifikimit të kësaj Ministrie, vendit i duhen të ndërtohen edhe 142 objekte shkollore dhe 85 anekse, prej tyre shkolla fillore, shkolla të mesme të larta dhe salla të edukatës fizike që është 218 në tërë Kosovën, ndërsa vlera investive e të gjitha këtyre është rreth 371 milionë euro", SBASHK-u e konsideron si edhe një eksperiment të ri e të dëmshëm ndaj sistemimit arsimor në Kosovë.
SBASHK-u kërkon nga MASHT dhe Ministri Bytyqi që hapat për mësimin tërë ditor dhe idenë që më këtë lloj mësimi të fillohet në disa shkolla që nga viti i ardhshëm shkollor t'i analizojnë mirë dhe të vërejnë se një praktikë e tillë në vendet e Evropës nuk është obligative për të gjithë nxënësit, por organizohet, jo për ngritjen e cilësisë, siç thotë Ministri, por për t'i angazhuar nxënësit në aktivitete që ata preferojnë, apo për të bërë më të lehtë socializmin e nxënësve, që janë fëmijë emigrantësh . Po ashtu sipas praktikave të vendeve të Evropës, nuk janë mësimdhënësit e njëjtë ata që angazhohen gjatë tërë mësimit tërë ditor. Janë kuadro të tjera arsimore e mbështetëse që angazhohen pas dite më nxënës . Pra, SBASHK i kujton MASHT-it dhe DKA-ve se me mësimdhënësit që tani janë në sistemin arsimor nuk mund të mendohet aplikimi i mësimit të tillë tërë ditor sepse ata kanë normat e tyre të plota 20 orë mësimore me nxënës dhe 20 orë të tjera për përgatitje për procesin mësimor dhe për komunikim me nxënës e me prindër dhe me kërkesat e Kurikulit të ri atyre do t'u duhen edhe shumë e shumë orë të tjera angazhim për të realizuar kompetencat dhe detyrat e tyre prej mësimdhënësi. Këta mësimdhënës nuk mund të obligohen që të punojnë mbi këtë normë të përcaktuar me Ligj dhe me Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës. Pra, nëse shkohet në këtë eksperiment të mësimit tërë ditor dhe nëse veprohet si në Evropë dhe iu mundësohet që vetë nxënësit të deklarohen dhe nëse supozojmë se vetëm gjysma e 369.309 nxënësve, sa janë në Arsimin Parauniversitar, angazhohen në këtë lloj mësimi atëherë duhet angazhuar edhe rreth 6000 kuadro të reja arsimore dhe duhet siguruar pagat e tyre, për të cilat kërkohen jo më pak se rreth 33 milionë euro në vit. Po nëse të gjithë nxënësit e Kosovës do ta preferonin shkuarjen në mësimin tërë ditor atëherë, do të duhej angazhuar edhe rreth 12.000 kuadro të reja arsimore dhe buxhetin shtesë prej rreth 66 milionë euro për cdo vit.
SBASHK-u e kujton po ashtu Ministrin Bytyqi se sot Kosova nuk qëndron keq me numrin e objekteve shkollore dhe shumica e tyre janë ndërtime të reja, po shumicës nga mbi 1114 institucioneve arsimore ju mungojnë mjetet bashkëkohore të mësimit dhe pa to është vështirë që mësimdhënësit të arrijnë sukseset që i dëshirojmë të gjithë. Pra, për cilësi më të lartë në arsim objektet ekzistuese duhet pajisur me mjete bashkëkohore të punës arsimore. Te e fundit kujtojmë se një ide për arsim tërë ditor kishte "lindur" edhe para dy a tri vitesh në një komunë të Kosovës, por duke u parë se ishte gabim , në heshtje u shua kjo ide.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook