Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK takime të ndara me Ministrat Kujtim Gashi e Shyqiri Bytyqi

Prishtinë, 20.09.2017

MKRS 1Një delegacion i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj ka pasur takime të ndara me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.
Kryetari i SBASHK-ut , pasi i ka uruar detyrën e re, Ministrit Gashi , e ka informuar atë me shqetësimet e ngritura nga anëtarësia e SBASHK-ut që vijnë nga sektori i kulturës dhe ka treguar se është duke u punuar drafti i Kontratës Kolektive për këtë sektor, draft ky i cili do të analizohej edhe nga komisioni i kësaj ministrie në mënyrë që të krijoheshin kushtet që ajo edhe të nënshkruhej nga Ministri Gashi dhe kryetari i SBASHK-ut.
Ministri Kujtim Gashi është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me SBASHK-un për të gjitha çështjet dhe në shërbim të mbrojtjes së interesave të punëtorëve të kulturës.Ai është shprehur se Ministria që drejton do të kryej të gjitha obligimet që i takojnë në shërbim të kulturës në Kosovë.
MASHT2Në takimin me Ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi dhe kabinetin e tij , kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe me asistenten dhe zyrtaren për komunikim me anëtarësinë e SBZASHK-ut dhe me publikun, Vlora Rexhepi Berisha i kanë uruar detyrën Ministrit të ri duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në shërim të anëtarësisë. Kryetari Jasharaj ka kujtuar Ministrin Bytyqi se janë shënuar arritje , por ende ka çështje që duhen zgjidhur me angazhime të përbashkëta duke kujtuar Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet 90-ta dhe çështje nga Kontrata Kolektive të cilat ende nuk kanë gjetur zgjidhje nga institucionet lokale të pushtetit.
Ministri Bytyqi ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar ngusht me SBASHK-un për zgjidhjen me dialog të të gjitha çështjeve të shtruara dhe për të shtuar bashkëpunimin edhe për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook