Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vazhdon të realizojë Planin strategjik 2015-2019

Përgatitje konkrete për udhëheqjen efektive të dialogut sindikal

Prishtinë, 16.09.2017
foto1Me qëllim të realizimit të plotë të Planit Strategjik 2015-2019 SBASHK, krahas aktiviteteve të shumta për informimin e saktë dhe me kohë të anëtarësisë për gjithë angazhimet dhe sfidat, është duke vazhduar me mbajtjen e trajnimeve për forcimin e kapaciteteve njerëzore për udhëheqjen efektive të dialogut social. Ky trajnim ka për qëllim që gjithë ata që janë zgjedhur kryetar për të parën herë nga shoqatat sindikale , të përgatiten për të udhëhequr me sukses dialogun social që nga shkolla me drejtorinë, në nivelin komunal me DKA-të dhe me qeveritë lokale e deri të dialogu me institucionet qendrore të Kosovës. foto2Në trajnimin e radhës , që ka filluar më 14 shtator, po marrin pjesë kryetarët e shoqatave sindikale nga disa shkolla fillore e të mesme të Pejës, Prishtinës, Gjilanit e Lipjanit dhe nga disa njësi akademike të UP-së.
Në fillimet e punimeve të këtij seminari, kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka rikujtuar disa nga arritjet e SBASHK-ut me dialog me përfaqësues të institucioneve qendrore. " Qëllimi i këtij trajnimi është që bashkërisht të punojmë e përmes bashkëbisedimit të angazhohemi që të arrijmë qëllimin e këtij aktiviteti në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për dialog të mirëfilltë me institucionet lokale e qendrore", është shprehur Jasharaj , i cili në këtë aktivitet angazhohet edhe në cilësinë e trajnerit të licencuar.foto3
Trajneri i licencuar për dialogun social dhe njohësi i mirë e çështjeve të organizimit sindikal , Ymer Ymeri ka nisur me trajnimin e radhës duke u ndalur në veçanti te "Definicioni për dialogun social", " Funksioni dhe sfidat e dialogut social", "Dialogu social në kontestin kombëtar dhe në atë ndërkombëtar". Ai është ndalur për të bashkëbiseduar me pjesëmarrësit për të parë se si zhvillohet dialogu social në vende të ndryshme të Evropës de botës e po ashtu kanë analizuar edhe lidhur me mundësitë e zgjidhjes së konflikteve dhe gjetjen e zgjedhjeve të duhura për shumë nga çështjet sfiduese. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti dialogun nuk e kanë marrë të ndarë vetëm në aspektin social, por kanë marrë shembuj dhe janë angazhuar të gjejnë modelet me të mira të qasjes në dialogun me nxënësin, kolegët, me drejtorin dhe me prindërit dhe komunitetin në tërësi.foto4
Një pjesë shumë dinamike e këtij trajnimi është ajo kur disa nga pjesëmarrësit gjenden në pozicionin e përfaqësuesit sindikal e pjesë tjetër në cilësinë e përfaqësuesve të qeverisë lokale a asaj qendrore enë përpjekje që përmes dialogut të gjejnë zgjidhje për çështjen e caktuar. Pjesëmarrësit për dijen e arritur dhe të dëshmuar në pjesën praktike të dialogut do të marrin certifikata të nënshkruara nga trajneri i licencuar për dialogun social, nga zyrtari i MASHT dhe nga kryetari i SBASHK-ut, kjo ngase ky trajnim është i licencuar në Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë.
Në suksesin e plotë të këtij trajnimi ka kontribuar edhe juristi i SBASHK-ut, Blendor Shatri.foto5

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook