Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vazhdon të realizohet agjenda e zgjedhjeve të SBASHK në nivele komunale

U mbajtën Kuvende zgjedhore të SAF e SAM në Pejë e Deçan

Prishtinë, 11.09.2017
Po respektohet në përpikëri agjenda e mbajtjes së zgjedhjeve të SBASHK-ut në nivel të komunave, të cilën e ka aprovuar Këshilli Drejtues i SBASHK-ut. Ashtu si ishte paraparë me këtë agjendë në Pejë e Deçan janë mbajtur Kuvende zgjedhore të SAF e SAM për këto dy komuna.pejaa

Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për Komunën e Pejës është mbajtur në sallën e Asamblesë komunale dhe në të kanë marrë pjesë shumica e kryetarëve të shoqatave sindikale nga shkollat fillore e të mesme të Pejës.
Në hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit të SAF e SAM për këtë komunë, Isuf lajçi ka përshëndetur dhe falënderuar për pjesëmarrje në këtë takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri dhe juristin në SBASHK , Blendor Shatri. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur Kuvendin dhe është shprehur se viti zgjedhor në SBASHK po realizohet në përpikëri dhe duke u respektuar Statuti. Ai i ka uruar punë të mabrtë këtij kuvendi duke u shprehur i bindur se të zgjedhurit me votën e lirë në këtë takim do të punojnë me përkushtim në realizimin e kërkesave të anëtarësisë në komunën e Pejës.pejaaaNë pjesën e parë të Kuvendit zgjedhor kryetari Lajçi ka prezantuar raportin e punës për 4 vitet e kaluara dhe pastaj edhe atë financiar. Në pjesën e dytë të Kuvendit zgjedhor është filluar me procesin e kandidimit e pastaj edhe të votimit për kryetarin, nënkryetarin dhe kryesinë e re. Fillimisht Ymer Ymeri në cilësinë e kryetarit të Komisionit Statutar ka bërë interpretime të Statutit te nenet që përcaktojnë mënyrën e zgjedhjeve.
Anëtrët e SAF e SAM me votën e tyre kanë vendosur që për kryetar të këtij kuvendi të rizgjedhet Isuf Lajçi. Nënkryetare është zgjedhur Shpresa Nushi, ndërsa anëtarë të kryesisë janë zgjedhur: Hysen Uka, Ismet Shala, Avdullah Bujupi , Isa peli, Hate Shala, Ekrem Zogaj dhe Sefedin Berisha..
Në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut arsimin fillor e të mesëm të Pejës do ta përfaqësojnë Besim Shatri, Besa Shala e Xhafer Avdyli me zëvendësuesit e tyre Fitnete Emra e Bajram Gashi.
Kuvendi i SAF e SAM në Pejë ka zgjedhur edhe delegatët për Kongresin VII të SBASHK-ut e ata janë: Avdulla Bujupi, Ismet Shala, Hate Shala, Lirie Muhaxheri, Shaban Gashi, Besim Shatri dhe Elhame Nila. Duke respektuar në përpikëri kërkesat e Statutit të SBASHK-ut ky Kuvend ka zgjedhur edhe komisionin mbikëqyrës , anëtarë të të cilit janë : Elhame Nila, Ismet Uka dhe Vjollca Lluka.
Duke vlerësuar përkushtim dhe angazhimet e kryetarit të tanishëm të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj Kuvendi i SAF e SAM të Pejës kanë propozuar atë për kandidat të mundshëm në postin e kryetarit të SBASHK edhe për një mandat .PEJEE


Përkrahje e fuqishme për SBASHK-un edhe në Deçan


Po të shtunën është mbajtur edhe Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM i komunës së Deçanit në të cilin kanë marrë pjesë shumica e kryetarëve të shoqatave sindikale të shkollave fillore e të mesme të kësaj komune. Duke hapur këtë takim kryetari i SAF e SAM për këtë komunë, Avdulla lataj ka përshëndetur dhe falënderuar për pjesëmarrje kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Ai pastaj ka dhënë një raport të punës e aktivitetit sindikal në këtë komunë për 4 vitete kaluara. Pas kësaj z. Lataj ka prezantuar edhe raportin financiar. Në vazhdim të takimit kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur pjesëmarrësit duke deklaruar se uniteti e besimi i ndërsjellë ka bërë që SBASHK-u të jetë sindikal më e fortë dhe me emër shumë të respektuar kudo në Kosovë e jashtë saj.deqannn
Në pjesën e dytë të këtij takimi Ymer Ymeri në cilësinë e kryetarit të Komisionit Statutar ka bërë interpretime të Statutit te nenet që përcaktojnë mënyrën e zgjedhjeve.
Pas kësaj është filluar me kandidimin e pastaj edhe me votimin për kryetar, nënkryetar,
anëtarë të kryesisë, përfaqësues në Këshillin Drejtues , anëtarë të Komisionit mbikëqyrës dhe për delegatë në Kongresin VII të SBASHK nga kjo komunë.
Kuvendi i SAF e SAM për komunën e Deçanit me votim të fshehtë ka rizgjedhur për kryetar Avdull Latën, nënkryetar Fatmir Alaj dhe anëtarë të kryesisë Hazir Mehaj, Xhevat Shabanaj dhe Zenun Selmanaj. Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës janë zgjedhur Haki Hulaj, Ramë Çekaj dhe Gjylshahe Bajramaj. Delegatë për Kongresin VII të SBASHK nga komuna e Deçanit do të jenë Hajrie Imeraj e Binak Mazdrekaj ,kurse përfaqësuese e sindikalistëve të Deçanit në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut do të jetë Hajrie Imeraj me zëvendësuesen e saj Zejnie Haxhaj. deqann1Para mbylljes së këtij takimi zgjedhor Kuvendi i SAF e SAM të Deçanit ka kandiduar Rrahman Jasharajn për kandidat të mundshëm për kryetar të SBASHK-ut duke u bazuar, siç është thënë në angazhimin dhe përkuhstimin e tij në realizimin e detyrave që kërkohen nga kryetari i SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook