Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vazhdojnë aktivitetet zgjedhore në SBASHK

U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM në komunën e Vushtrrisë

Prishtinë, 21.08.2017

vushtrriPasi që në komunën e Vushtrrisë janë kryer zgjedhjet në të gjitha shoqatat sindikale, është mbajtur në orët e pasdites së të premtes Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për këtë komunë. Duke hapur punimet e këtij Kuvendi, kryetari Alush Maloku ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarin e parë Lutfi Mani dhe menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri duke i falënderuar për pjesëmarrjen në këtë takim. Maloku pastaj ka prezantuar raportin e punës 4 vjeçare dhe atë financiar, të cilët me plotësime janë aprovuar nga anëtarët e këtij Kuvendi.

Duke përshëndetur të pranishmit në këtë Kuvend kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka kujtuar disa nga arritjet dhe ka vlerësuar lartë unitetin sindikal në Vushtrri, kurse menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri është përgjigjur në pyetjet që kanë shtruar disa nga pjesëmarrësit.vushtrri2

Në pjesën e dytë të këtij Kuvendi është bërë zgjedhja e kryetarit, nën kryetarit, kryesisë, komisionit mbikëqyrës, delegatëve nga kjo komunë për Kongresin VII të SBASHK-ut dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, që do ta përfaqësojnë komunën e Vushtrrisë.

Përmes votës së fshehtë anëtarët e këtij Kuvendi e kanë rizgjedhur Alush Malokun në postin e kryetarit. Nënkryetar është zgjedhur Visar Sadriu, kurse anëtarë të kryesisë Ismajl Cakaj, Avdush Hyseni dhe Teuta Dërguti .

Anëtarë të Komisionit mbikëqyrës të këtij Kuvendi janë zgjedhur Astrit Kosumi, Ali Krasniqi e Hysen Ademi, ndërsa delegatë të Kongresit VII të SBASHK-ut Ymer Haradinaj, Hysen Ademi, Elfete Hyseni, Teuta Dërguti dhe Avdush Hyseni, ndërsa anëtarë të Kësëhillit Drejtues u zgjodhen Sali Xhaferi e Shqipe Merovci , që në raste të caktuara mund të zëvendësohen nga Ali Hajrizi e Teuta Azemi.vushtrri3

Kuvendi i ka shprehur përkrahje organeve qendrore të SBASHK-ut në përpjekje për realizimin e kërkesave nga Kontrata Kolektive dhe kërkesave tjera legjitime.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook