Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

420 anëtarë të SBASHK-ut pushojnë në bregdetin shqiptar

Durrës, 26.06.2017

SBASHK-u ka shënuar arritje të konsiderueshme në realizimin e kresave të anëtarësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve në tërë sektorin e arsimit, qoftë përmes dialogut me institucionet qendrore e lokale, qoftë përmes grevave apo edhe dërgimit të çështjeve në gjykatat gjegjëse.sbashkdurres1
Një përkushtim i lartë është treguar edhe në krijimin e shërbimeve shtesë për të 22.000 anëtarët e vetë. Kështu SBASHK-u ka nënshkruar 118 marrëveshje për zbritje çmimesh për anëtarësinë me bizneset dhe institucionet shëndetësore e rekreative private , ka organizuar dhjetëra trajnime për dialogun social e po ashtu po vazhdon edhe me traditën e mirë për të dërguar një numër të konsiderueshëm, gjegjësisht 420 anëtarë nga e tërë Kosova për pushime 5 ditore në bregdetin shqiptar. Kryesia dhe Këshilli Drejtues i SBASHK-ut kanë autorizuar një komision që të bëj gjithë përgatitjet, ndërsa përzgjedhjen e pushuesve e kanë bërë organet sindikale nga komunat dhe Universitetet.

Mësimdhënësit dhe të punësuarit tjerë në arsimin e Kosovës shprehin respektin e dhe gëzimin që janë përzgjedhur nga kolegët e tyre dhe janë të bindur se nga këto pushime do të kthehen me përshtypje shumë të mira. . Ata kanë lavdëruar edhe Kryesinë e SBASHK-ut dhe komisionin 12 anëtarësh që ka punuar me përkushtim në mënyrë që pushimet të jenë sa më të organizuara.

" Me qëllim të organizimit sa më të mirë këtë verë pushimet i kemi filluar me 348 pushues , kurse 72 të tjerë do të na bashkëngjiten të mërkurën. Qëndrimi i tyre në buzëdet është një traditë që po vazhdon dhe sigurohet nga mjetet e grumbulluara në Fondin për rekreacion të SBASHK-ut. Ky aktivitet tradicional është njëri prej angazhimeve të shërbimeve të shumta në shërbim të anëtarësisë dhe premtojnë se do të vazhdohet edhe me aktivitete të tjera.sbashkdurres11
Komisioni për përgatitjen e pushimeve ka kryer me përpikëri detyrën dhe besoj se edhe këtë vit pushuesit do të kthehen me përshtypje të shkëlqyera , ashtu si kolegët e tyre në vitet e kaluara. Në pushime anëtarët e SBASHK-ut nga e tërë Kosova dhe këtë kohë do ta shfrytëzojnë për pushim të merituar pas angazhimeve të mëdha në procesin mësimor , por edhe do të kemi takime për të bashkëbiseduar për çështje sindikale dhe për arsimin në tërësi", thotë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj , i cili ndodhet bashkë me pushuesit .
Këta pushues janë të zgjedhur nga shoqatat sindikale të institucioneve të Arsimit Parauniversitar nga gjithë Komunat e Kosovës dhe nga njësitë akademike të Universiteteve publike të Kosovës. Pushimi 5 ditor për ta sigurohet nga mjetet e grumbulluara në Fondin për rekreacion të SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook