Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kryetari i SBASHK-ut takon kryetarët e shoqatave sindikale në Obiliq

Prishtinë, 21.04.2017

Sot u mbajt Kuvendi i SAF e SAM të Obiliqit. Në fjalën hyrëse kryetarja e këtij Kuvendi, Luljeta Boshnjaku ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe menaxherin financiar Ymer Ymerin e pastaj ka bërë një përshkrim të aktiviteteve sindikale të zhvilluara nëpër shoqatat sindikale dhe në nivel komunal.
Ajo ka deklaruar se agjenda e zgjedhjeve nëpër shoqata është duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë si dhe shtoi rreth çështjes së caktimit të shkollave që do të dërgojnë pushues në Durrës. Anëtarët e këtij kuvendi duke respektuar rregullat dhe kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut janë pajtuar për shkollat nga të cilat do të ketë pushues këtë vit në bregdetin shqiptar. Po ashtu Boshnjaku dhe anëtarët tjerë janë shprehur se SBASHK-u gëzon respekt të lartë dhe ka përkrahjen e fuqishme nga mësimdhënësit e Obiliqit në angazhimet e përditshme në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në tërësi.obiliq
Në këtë takim u mirëprit dhe u vlerësua si një arritje e madhe edhe nënshkrimi i Kontratës së re Kolektive për tërë arsimin e Kosovës.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka folur për angazhimet, arritjet dhe sfidat dhe pastaj edhe u është përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve të këtij takimi, të cilët kanë vlerësuar lart angazhimin e SBASHK-ut duke e cekur edhe përkrahjen e fuqishme që vjen nga mësimdhënësit e shkollave të Obiliqit. Përgjigje në disa nga pyetjet e pjesëmarrësve kanë dhënë edhe menaxheri financiar Ymer Ymeri

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook