Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Ministri Kujtim Shala u takua me delegacionin e SBASHK-ut

Gatishmëri për zgjidhjen e çështjeve të ngritura në sektorin e kulturës

Prishtinë, 20.04.2017
Ministri Shala ka inkurajuar SBASHK-un që të shtohen angazhimet e përfaqësuesve të sektorit të kulturës për ta përfunduar sa më parë tekst propozimin e Kontratës Kolektive për këtë sektor në mënyrë që pas negocimit me komisionin e kësaj Ministrie të përgatitet një tekst i pranueshëm për të dy palët dhe të bëhet edhe ceremonia e nënshkrimit të saj në mes të ministrisë së Kulturës dhe SBASHK-ut.ministri Shala
Krahas angazhimeve e arritjeve në sektorin e arsimit, SBASHK-u ka shtuar angazhimet edhe në zgjidhjen e çështjeve të ngritura në sektorin e kulturës pasi që edhe nga ky sektor sa vjen e shtohet numri i të anëtarësuarve në këtë sindikatë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri janë takuar më Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.
Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj ka njoftuar Ministrin Shala për çështjet e ngritura nga aktorët rezidentë të Teatrit Kombëtar të Kosovës, nga ata të Teatrit të Gjilanit dhe nga anëtarësia në institucione të tjera kulturore.
Ministri Kujtim Shala është shprehur se është i informuar për çështjet e ngritura dhe se po bën angazhime të shumta për të realizuar brenda mundësive buxhetore dhe Ligjeve e akteve të tjera këto kërkesa. Ai është shprehur se nuk është për zgjidhje parciale, porse po punohet Rregullorja që ofron zgjidhje të çështjeve për të gjitha institucionet e kulturës, pra edhe për Teatrin Kombëtar. Lidhur me kërkesat e Teatrit të Gjilanit, Ministri Shala ka treguar se çështja duhet zgjidhur në nivel komunal dhe se është i gatshëm të ndihmojë në këtë çështje.
Ministri Shala ka kërkuar nga SBASHK-u që të shtohen angazhimet të përfaqësuesit e sektorit të kulturës për ta punuar sa më parë propozimin e Kontratës Kolektive për këtë sektor në mënyrë që pas negocimit me komisionin e kësaj Ministrie të përgatitet një tekst i pranueshëm për të dy palët dhe të bëhet edhe ceremonia e nënshkrimit të saj në mes të ministrisë së Kulturës dhe SBASHK-ut.
Pjesë e bisedës në këtë takim ishte edhe çështja e Ligjit për të punësuarit në arsimin shqip të Republikës së Kosovës, çështje kjo që pritet të realizohet shumë shpejt.
Të dy palët kanë përsëritur gatishmërinë që me angazhime të përbashkëta e me dialog të bëjnë zgjidhjen e çështjeve të ngritura në sektorin e kulturës.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook