Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vazhdon të forcojë kapacitetet për udhëheqje të dialogut social

Trajnim me të zgjedhurit e ri nga nivelet komunale e të shoqatave sindikale

Prishtinë,24.03.2017
Viti 2017 është shpallur vit i zgjedhjeve në SBASHK. Ky aktivitet është duke shkuar mbarë sepse në shumë shoqata janë zgjedhur sindikalistë që për të parën herë janë në krye të shoqatave sindikale. Pasi që SBASHK-u ka paraparë në Planin strategjik se njëra nga detyrat më të rëndësishme është përgatitja e veprimtarëve sindikalë për dialog të suksesshëm social, ka nisur me agjendën e trajnimeve të të zgjedhurve të ri për forcimin e kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social.sot
Ky aktivitetet ka nisur më 24 mars dhe në të janë përfshirë të zgjedhurit e ri në shoqata sindikale e në nivel komunal nga Mitrovica, Vushtrria, Prishtina, Kastrioti (Obiliqi), Suhareka, Rahoveci e Lipjani.
Në ditën e parë të këtij trajnimi , trajneri i licencuar për dialogun social, Ymer Ymeri , i ndihmuar nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj kanë shpalosur fillimisht çështje që lidhen me përkufizimin e dialogut social,me funksionin dhe sfidat që dalin gjatë dialogut social. Rëndësi e veçantë i është kushtuar dialogut social duke u nisur nga shkolla, niveli komunal e deri te niveli qendror.
I tërë ky aktivitet zhvillohet në formë të bashkëbisedës dhe prandaj trajnimi ka zgjuar interesim të madh të pjesëmarrësve , të cilët njohurit e reja po i zbërthejnë në praktikë duke treguar se si do të vepronin ata që përmes dialogut social të provojnë në zgjedhjen e suksesshme të kërkesave të anëtarësisë.sot2
Të zgjedhurit e ri që do të udhëheqin shoqatat sindikale dhe ata që do të udhëheqin nivelin komunal të organizimit të SBASHK-ut janë pajtuar se dialogun social e përcjellin shumë sfida dhe prandaj edhe duhet përgatitje para çdo takimi me palën tjetër me të cilën zhvillohet dialogu për çështje konkrete.
Pjesëmarrësit përmes punës në grupe janë sfiduar të saktësojnë se në dialog cilat janë interesat e punëtorëve, cilat janë të punëdhënësit dhe cilat janë interesat e përbashkëta. Kjo pjesë e trajnimit është përcjellë me interesim të veçantë dhe janë shoqëruar edhe me debate e bashkëbiseda të shumta me qëllim që të arrihet pajtueshmëri mes grupeve për çështjet e cekura gjatë punës në grupe.sot3
Gjatë tri ditëve të trajnimit do të shpalosen edhe tema e çështje të tjera të rëndësishme që ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social. Arritjet e pjesëmarrësve gjatë këtij trajnimi do të dëshmohen në pjesën përmbyllëse të trajnimit kur ata do të jenë në rolin e përfaqësuesve sindikalë apo të punëdhënësve duke u munduar që përmes dialogut të zgjedhin çështje apo kërkesa konkrete të anëtarësisë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook