Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u i drejtohet me ftesë publike Kryeministrit Mustafa dhe Kabinetit të tij qeveritar

Pasi tërhoqët Projektligjin për pagat është moment i mirë për dialog

Prishtinë, 15.03.2017

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa SBASHK-u ju përgëzon Juve dhe Kabinetin qeveritar që morët vendim për ta tërhequr , për momentin, Projektligjin për pagat në pritje që të përgatiten edhe ndryshimet në Ligjin e Punës dhe në atë për shërbyesit civil e publik. Ju dhe tërë opinioni e dini se SBASHK-u me të drejtë kishte reaguar ndaj Projektligjit për pagat duke e konsideruar atë si degradues e nënçmues për të punësuarit në sektorin e arsimit. Në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe me MASHT-in ne kemi dhënë propozimet tona të argumentuara me fakte lidhur me ndryshimet në këtë Projektligj dhe jemi të sigurt se ato do të përfillen.logo
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa me tërheqjen që i keni bërë Projektligjit për pagat është krijuar një moment i ri dhe i mirë për dialog korrekt e përmbajtjesor mes Ministrive gjegjëse dhe SBASHK-ut e Sindikatave tjera në mënyrë që me një angazhim të përbashkët e përmes dialogut konstruktiv të bëhen të pranueshme për të gjitha palët përmbajtja e Ligjit për pagat dhe të Ligjit të punës e atë atij për shërbyesit civilë e publikë. Një dialog i tillë do të mundësonte që të dy palët, pra Qeveria dhe SBASHK-u e sindikatat tjera të ofrojnë propozime të bazuara në fakte e argumente dhe të arrihej pajtueshmëri për përmbajtjen e këtyre tri ligjeve, që janë shumë të rëndësishme për gjithë të punuarit në sektorin publik, por edhe në atë privat.
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa , SBASHK-u i drejtohet me këtë ftesë publike Kabinetit Qeveritar për dialog të sinqertë e korrekt në mënyrë që të gjejmë zgjidhje të pranueshme për çështjet konkrete, pa pasur nevojë për përplasje e veprime sindikale.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook